E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dënon shpërblimin e ministrit pakistanez

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar ministrin pakistanez që ka ofruar 100 mijë dollarë për vrasjen e regjisorit të filmit anti-Islam.

Një zyrtar theksoi për BBC: “Nuk ka asnjë justifikim për dhunën që është krijuar nga ky film edhe pse është një video ofenduese. Është e rëndësishme që liderët të jenë të përgjegjshëm dhe të flasin kundër dhunës. Deklaratat e ministrit janë të papërshtatshme, por vlerësojmë faktin që zyra e kryeministrit të Pakistanit është distancuar nga këto deklarata.”

Ministri i Hekurudhave, Ghulam Ahmad Bilour, pati thënë: “Do të shpërblej me 100 mijë dollarë këdo që vret regjisorin e atij filmi dhe nëse dikush do të bëjë ndonjë material të tillë në të ardhmen, do t’i ofroj përsëri të njëjti shpërblim. Liria e shprehjes nuk mund të përfshijë ofendimin e Profetit. Nëse kjo do të ndodhë, e ardhmja do të jetë tepër e rrezikshme për të gjithë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›