Bill Clintoni vendimtar për Obamën?

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, do të ketë një rol pothuajse vendimtar në konventën e demokratëve gjatë verës, ku ai do të mbajë një fjalim në mbështetje të presidentit aktual demokrat të SHBA-së, Barack Obama, si dhe për vizionin ekonomik të vendit, kanë theksuar disa zyrtarë demokratë.
Ky hap i ofron fushatës së Obamës një mundësi për të shfrytëzuar popullaritetin e madh të Clintonit dhe për të kujtuar votuesit se kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë, ekonomia amerikane kishte lulëzuar.
Obama ka kërkuar personalisht nga Clintoni që të mbajë një fjalim në konventë dhe Clintoni e ka pranuar këtë kërkesë, njoftuan zyrtarët.
Roli prominent i Clintonit në konventë gjithashtu do t’i mundësojë demokratëve që të dëshmojnë unitet, gjë që nuk mund të thuhet për republikanët, të cilët do të emërojnë Mitt Romneyn për kandidat të tyre.
Clinton do të mbajë fjalimin më 5 shtator, në konventën e demokratëve në Charlotte, një ditë para se Obama të pranoi edhe zyrtarisht emërimin e partisë së tij.