E Diel, 1 Nëntor 2026

Bill Gates mbron Google, më pas e kritikon

Autori i Lajmit: RedaksiaSHBA – Bill Gates është ftuar ditën e hënë nga gazeta The Neë York Times, për të folur rreth profesionit të tij në krye Fondacionit të Bamirësisë Gates, organizatës filantropike më të madhe të botës. Zoti Gates ishte gjatë rrugës së tij në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në Zvicër, ku ai pritet të shpalosë zgjerimin e programeve të vaksinimit të fondacionit në vendet e varfra. Por zoti Gates është ende drejtori i gjigantit të Microsoft. Pyetjeve për sa i përket kompanisë Google, nëse ajo është një monopol, ai iu përgjigj: “Unë nuk do të quaja asnjë monopol”. Ai shtoi se kompanitë që bëhen shumë të suksesshme janë dhe shënjestër e programeve të qeverisë, ndërsa e vendosi Google në krah të kompanive të tjera elitë të teknologjisë si AT&T, IBM dhe Microsoft. Mirë se vini në klubin Google. Nëse qeverisë nuk i intereson, kjo është një shenjë e keqe”, - tha zoti Gates. Microsoft, kampioni i epokës së teknologjisë së softuerëve, e çimentoi dominimin e saj për shkak të “efekteve të rrjetit” dhe “politikave më të lira shtrënguese” në krahasim me operatorët e tjerë të tregjeve të ndryshme. Zoti Gates përdori këto terma për të përshkruar arsyet pse Google dominon si motori i parë i kërkimit në internet. Ai tha se sa më shumë persona që përdorin Google për të kërkuar në internet, aq më shumë të dhëna i ngarkohen kompanisë dhe këto të dhëna i ngarkohen në formën e lëndës së parë kompanisë, e cila i përdor për të përmirësuar performancën. Dhe sa më i madh të jetë ky treg i kërkimit aq dhe më shumë reklamues do të kërkojnë të kenë reklamat e tyre në Google”. Edhe Microsofti ka investuar fort në fushën e kërkimit dhe sot janë në vend të dytë pas Google. Lidhur me konfliktin e fundit të qeverisë kineze dhe Google, Gates tha: “Dikush mund të mos jetë dakord me ligjet e një vendi, por të gjitha vendet kanë ligje të kontestuara, përshirë SHBA-në. Kështu që nëse ata do të zgjidhnin të largoheshin dhe nga Shtetet e Bashkuara, atëherë do tu jepja të drejtë”.
Ky lajm është publikuar: 27/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›