Lleshanaku nis me poemën e zezë në Las Vegas
Autori i Lajmit: Redaksia
Poetja shqiptare, Luljeta Lleshanaku, u mirëprit në Las Vegas për të prezantuar koleksionin aktual të botimit të saj “Fëmija i natyrës”. “Ndjehem shumë e emocionuar dhe shumë prekur që jam në Las Vegas...Është vendi im i preferuar” është shprehur në këtë takim poetja shqiptare. Lleshanaku është fituese e “International Womens Forum Fellow” dhe fituese e çmimit prestigjioz të “Kristal Vilenice”. Ajo ndodhet në Las Vegas për një periudhë nëntë-mujore dhe gjatë kësaj kohe është fokusuar në punën e saj dhe ka falënderuar institutin përkatës për këtë mundësi. Carol Harter e ka përshkruar Lleshanakun dhe punën e saj si “të gjallë, të theksuar dhe ndonjëherë me një gjuhë tronditëse”. Si shumë shqiptarë tjerë poetja kishte përjetuar regjimin diktatorial, asaj iu privua e drejta e shkollimit në universitet dhe vetëm pas rënies së komunizmit në vitet e 90-ta ajo vazhdoi shkollimin. Tema e saj poetike përfshijnë gjëra të prekshme, mohimin nga jeta nën një qeverisje despotike, ku liria dhe mundësitë ishin të paimagjinueshme. Përveç kësaj teme, poetja trajton edhe individualitetin dhe ekspresionin. “Asgjë nuk vlen më shumë se fjala e lirë. Ne kishim nevojë për dikë që të na dëgjonte. Ne kishim nevojë për dikë që do të tregonte historinë e dhimbshme të popullit tim”. Është shprehur Lleshanaku para pjesëmarrëseve në Las Vegas. Mbrëmja startoi me poemën e zezë “Ata vonuan të vdisnin”, që e lexoi për pranishmit vetë poetja duke i bërë një hyrje të shkurtër, shpjegoi se si lufta dhe vështirësitë e bëjnë një familje të fortë me fjalët “ Ne u ballafaquam së bashku dhe vuajtëm së bashku”. Ndërkaq në poemën e radhës “Autoportreti në Silica” autorja flet për procesin dhe motivin e krijimit të artit. Vargu i i poemës deklaron “ Unë do të kem një zë, një ngjyrë”. Librat e ndaluar të njohur si “librat e verdhë” të cilët gjithashtu janë subjekt i temave të trajtuara në vargjet e autores. Para leximit të poemës “Libri i verdhë” Lleshanaku sqaroi se si shumë vepra dhe realizime të autorëve ishin ndaluar në periudhën diktatoriale në Shqipëri dhe përmendi disa nga këta autorë të censuruar si Fjodor Dostojevski, Leo Tolstoi etj. “Nëse ushqeheni me libra, do të hani edhe vetveten, pak nga pak është shprehur autorja. Ajo i ka paraprirë leximit të poemës “I burgosuri” me një diskutim rreth lirisë dhe fjalës së lirë. Vetë poema dukej sikur pyeste “Çka është liria?”. Gjatë segmentit të pyetjeve dhe përgjigjeve në fund të kësaj ore letrare, Lleshanaku ishte pyetur se kur vendosni të shkruani për kujtimet, çfarë ndodhë? “Poema ime karakterizohet nga sinteza e kujtimeve diferenciale...Unë trashëgojë jetën e papërmbushur të prindërve të mi. Çdo gjë është e shkruar edhe brenda meje” i është përgjigjur pyetjes autorja. Për të perfeksionuar ndonjë nga poemat e saj, autorja përdorë kombinimin e rikoleksionit personal dhe imagjinatën. Ajo ka tejkaluar vështirësitë e nuancave të ruajtjes, kur ka përkthyer poemat nga shqipja në gjuhën angleze. Në librin e saj të dytë, ajo ka eksperimentuar vështirësitë e përkthimit të metaforave shqipe në ato angleze. Përveç kësaj sintaksa angleze nuk kanë të njëjtin kuptim. Në pyetjen se në çfarë gjuhe ëndërron autorja, Lleshanaku është shprehur “A nevojitet gjuha që të ëndërrosh?”. Poeti Kristofer Seelie ka komentuar rreth poemës së autores “Kam gjetur një kombinim të guximshëm pothuajse në të gjitha cilësitë autobiografike të familjes...cilësitë publike dhe pasojat publike”.
Ky lajm është publikuar: 27/01/2010