Haiti bashkon Robin me grupin “Take That”
Autori i Lajmit: RedaksiaLondër - Këngëtari solist, Robi Uilliams, do të ribashkohet me grupin Take That, për regjistrimin e një kënge, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për bamirësi në Haiti. Për herë të fundit që ish-këngëtari 35-vjeçar i grupit të famshëm britanik Take That ka regjistruar me këta të fundit në vitin 1995. Duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në evenimentin e bamirësisë që do të organizohet nga tabloidi “The Sun”, ai u shpreh i gatshëm dhe i “nderuar”, ndërsa u bëri thirrje admiruesve të jepnin dhe ata ndihmën e tyre për të prekurit e tërmetit shkatërrimtar që lëkundi Haitin. Ai e lëshoi këtë thirrje, pasi u lajmërua se princesha e popit, Kajli Minozh, kishte pranuar të rikëndonte një version të përpunuar të baladës Everybody Hurts. Regjistrimet tashmë kanë nisur dhe ato përfshijnë dhe yje të tjerë të muzikës si JLS, Leona Levis, James Blunt, Cheryl Cole dhe Joe McElderry. Përgjigjja ndaj kërkesës së “The Sun” ishte: “Jam shumë i nderuar që më kërkohet të kontribuoj në këtë single. Ne të gjithë mund të bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit në Haiti dhe unë u bëj thirrje të gjithëve të bëjnë atë që ata munden për tu ardhur sadopak në ndihmë”. Robi do të performojë në këngën e tij të parë përkrah ish-shokëve të bandës së tij, nga e cila u largua në vitin 1995. Djemtë ishin dje për herë të parë në një studio të Los Anxhelosit për të regjistruar zërat në singëllin e tyre të bamirësisë. Shpresohet që ata të bashkëpunojnë në studio, por ka shumë mundësi që zërat të regjistrohen edhe të veçantë dhe më pas të moksohen në studio. Ka pasur prej muajsh zëra për një bashkim të mundshëm të miqve Robi, Gary Barlou, 39 vjeç; Mark Oven, 38, Hovard Donald, 41 dhe Jason Orange, 39 vjeç. Tashmë ka shërbyer Haiti për ti dhënë spunto një bashkim më të shpejtë të grupit. Producenti John Shanks, i cili ka punuar me dy albumet e fundit të djemve, do të jetë organizatori dhe i këtij regjistrimi që do të bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe kryetari i jurisë së emisionit të famshëm të talenteve “X Factor”, Simon Couell po regjistron solon e tij me këtë rast. Yjet Mariah Carey, 39 vjeç, Rod Steëart, 65 dhe Miley Cyrus, 17 vjeç, do të këndojnë gjithashtu. Pjesëmarrës do të jenë dhe Alexandra Burke, 21, e programit të talenteve “Britains Got Talent” dhe Susan Boyle, 48, Michael Buble, 34, James Morrison, 25 dhe Mika, 26 vjeçe. Dy ditë më parë Blunt, Mark Feehily Joe e “X Factor” dhe Alexandra regjistruan pjesët e tyre. Këngëtarja e hitit “Bleeding Love” tha se ajo shpresonte që të fluturonte në Haiti për të ndihmuar viktimat e prekura nga tërmeti, por kur mësoi se The Sun po organizonte një eveniment të tillë, preferoi të qëndronte dhe ndihmonte në këtë mënyrë. 24-vjeçarja e kuptoi se në këtë mënyrë ajo do të ishte më e dobishme. “Unë dëshiroj të shkoj atje”, - tha ajo. “Por mendoj se mënyra më e mirë për të ndihmuar ata njerëz është të regjistrojmë këtu”. Pesëdhjetë për qind e të ardhurave të singëllit do të shkojnë për fondin e “Helping Haiti”, ndërsa pjesa tjetër do tu akordohet Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive”.
Ky lajm është publikuar: 27/01/2010