Bill Klinton: Do të bëjë çdo gjë për të ndihmuar Haitin
Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, ka vizituar një spital në Porto-o-Prens të Haitit, ku mjekët e tejngarkuar kanë kërkuar furnizime me anestetikë dhe mjete të tjera për kryerjen e operacioneve të domosdoshme.
Zoti Klinton tha se personeli i spitalit po e shfrytëzonte vodkë për sterilizimin e pajisjeve.
"Shpresoj se ky vend do të rindërtohet në mënyrë më të fortë dhe më të qëndrueshme dhe mendoj se banorët e Haitit e dëshirojnë këtë. Nëse ajo që bëjë unë do të ketë ndikim, atëherë unë jam i përgatitur të bëjë çdo gjë të mundur, pavarësisht se sa do të zgjasë", tha Bill Klinton.