OKB do të dërgojë 3500 trupa shtesë në Haiti
Këshilli i Sigurimit të Kombeve te Bashkuara i ka dhënë dritën jeshile dërgimit të 3500 trupave shtesë në Haiti.
Do të dërgohen rreth 2 mijë ushtarakë dhe 1500 policë. Eshtë parashikuar një impenjim që mund të shkojë deri në 12651 persona për të përballuar "rrethanat e tmerrshme dhe nevojën urgjente për t'iu përgjigjur tragjedisë".
Ndërkohë, ndërsa helikopterët amerikan janë ulur në pallatin presidencial, "Washington Post" ka raportuar për 500 të vdekur në shkollën e shembur të Leogane.