"Rebelohen" studentët: Sfidë artit të fjetur!
Një nismë për të ndihmuar studentët e rinj, për ata që janë drejt përfundimit të studimeve ose për ata që prej pak kohësh quhen të diplomuar. Janë punët e zhvilluara në shkollë, por kjo nuk do të thotë që nuk përkthehen në artistike. Janë punime që profesori i tyre, piktori Vladimir Myrtezai nuk ka dashur të përfundojnë bodrumeve të shkollës duke mbetur kështu të paekspozuara. Ai ka vendosur që të takojë publikun me këta artistë të rinj dhe me punët e tyre, ndaj në këtë kuadër, çelet sot në Tiranë "Profil 042" një ekspozitë multimediale e cila është vendosur në ambientet e galerisë "Kumi". Do të prezantohen video dhe fotografi të cilat vijnë nën udhëheqjen e Vladimir Myrtezait me ndihmën e kuratorëve Miliada Hysenaj dhe Klodjan Alldervishi.
Sot çelet një ekspozitë krejtësisht e veçantë, ku ju keni vendosur të bëni pjesëmarrës studentë të Akademisë së Arteve, të cilët përfundojnë ose kanë përfunduar prej pak kohësh këtë fakultet. A mund të shpjegoni pak këtë nismë tuajën?
"Profil 042" është një nismë e re ndërmjet artistëve të rinj, punët e të cilëve janë sigurisht të ndikuara edhe prej traditës historike të fotografisë shqiptare. Është një nismë interesante, sepse e udhëhequr prej mjeshtërisë së traditës, sjellin një profil ndryshe, ende jo shumë të njohur në mediumin e fotografisë dhe videos që ka nisur të funksionojë sot. Kjo është një përpjekje e artistëve të rinj të Akademisë së Arteve për t‘u shfaqur dhe për të aplikuar idetë dhe qëndrimet e tyre të reja në raport me mediumet e fotografisë dhe videos.
Cili është synimi i këtij edicioni të parë të "Profil 042"?
Ne shpresojmë që me këtë edicion të parë të krijojë shtratin e një ngjarjeje arti, i cili do të ketë vazhdimësinë e një tradite të re në kërkimin e hapësirave publike për artistët. Ndër të tjera, ne synojmë të rritim ndërmjetësimin e veprave të reja në të gjitha mundësitë e shfaqjes së vet në vazhdën e kërkimit të tij si një element i rëndësishëm në jetën e artistëve të rinj.
Si e kanë pritur vetë studentët këtë iniciativë?
Shtysa kryesore që e bëri interesante këtë bashkëpunim ishte pikërisht ajo e studentëve, të cilët kërkonin të zgjoheshin në një farë mënyre nga letargjia dhe konsumizmi i një lloj publiku gri. Ata kërkonin të "sulmonin" këtë indiferencë në ambientet e konsumit: në rrugë, në kafe, në hapësira urbane etj., me qëllimin që artisti të shkojë te publiku. Kjo iniciativë është bërë e dukshme tashmë përmes operatorëve të shumtë dhe mbështetësish të artit për ta realizuar këtë ide dhe për të rritur sa më fort të gjitha format ndërhyrëse të artistëve duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat dhe format e mediumeve, duke demokratizuar në një formë shprehjen dhe duke e bërë ndërhyrjen e tyre si pjesë normale të zhvillimit dhe ndërkomunikimit mes tyre. Ky produkt arti në përgjithësi, është një pjesë e rëndësishme e shkollës së artit dhe në veçanti e atelierit të multimedias dhe për shkak dhe të specifikës së saj do të duhej që format për t‘u shprehur dhe gjetur konsumatorin e veprës së artit t‘i ngjajnë këtij aktiviteti që po zhvillojmë sot.
Mendoni se në këtë mënyrë u jepet një ndihmë këtyre artistëve të rinj?
Artistët që marrin pjesë në këtë aktivitet janë studentë që sapo janë diplomuar në multimedia dhe të tjerë që janë në prag të mbrojtjes së diplomës në Akademinë e Arteve. Ata janë të rinj shumë të talentuar dhe kjo, sigurisht që është një ndihmë për ta. Menaxhimi i këtij produkti që shkon drejt një galerie private është një shenjë për të rritur komunikimin me publikun dhe për t‘i vënë ata në sfida me njëri-tjetrin. Është një ndihmë që verat e tyre të mos "vdesin" por t‘u jepet mundësia të shfaqen edhe më gjerë, përtej Akademisë së Arteve.
Çfarë sjellin ndryshe këta artistë, përse janë të veçantë dhe ndryshe?
Një element i rëndësishëm i ekspozitës është tradita e vjetër e fotografisë, e cila bashkohet me fotografinë e sotme me një model krejtësisht të ri vështrimi, interpretimi dhe filozofimi. Ata nuk fotografojnë të parën gjë që shikojnë e u bën përshtypje, nuk sjellin një grafi të realitetit, por përpiqen të sjellin nëpërmjet kuadratit që fotografojnë, koncepte që e ngasin shoqërinë shqiptare. Nëse japim një temë për Tiranën, interpretimet e tyre në momentin e parë janë krejtësisht të subjektivizuara, individuale dhe me koncept, duke ndërtuar kështu nëpërmjet mediumit të videos apo fotografisë emocione bazuar në njohjet e tyre. I sjellin këto punime artistike nëpërmjet diversitetit të shprehjes në varësi të rrethanës nga ata vijnë. Jo gjithmonë ata luajnë vetëm me imazhin. Ata intrigojnë bukur me elemente të audios dhe me elemente të hapësirës. Vepra e tyre rrok, është e mjaftueshme për të mbyllur një video. Ky është një proces i gjatë që lind në tavolinë. Është një proces që ndesh në referenca të caktuara historike dhe në fund personalizohet me rezultatin e secilit.
"Profil 042" është ndërtuar mbi një temë të caktuar, apo u është lënë dorë e lirë studentëve në ndërtimin e një vepre?
Ata kanë punuar mbi tematika të ndryshme që vijnë më së shumti nga zhvillimet e tyre në atelier dhe marrin formën e tyre për të ndikuar sa më hapur në publik dhe pse jo, të marrin dhe një vlerësim nga ai. Një element tjetër me interes që në një farë mënyre dhe na ndihmon të krijojmë strategjitë e duhura në ndihmë të artistëve është dhe lënia e lirë dhe në një kuptim marrja në duar nga studentët e një akti kurimi ndaj produktit të tyre gjë që do shtyjë dhe më tej në rritjen e aftësive të konkurrencës, në menaxhimin e hapësirave të reja të artit të tyre.
Kuratorët e rinj Klod Alldervishi dhe Miliada Hysenaj vijnë me një eksperiencë të re në procesin e menaxhimit të një produkti të tyre.
Sot shënohet jo vetëm çelja e kësaj ekspozite, por edhe shpallja e fituesit. Mund të shpjegoni diçka në lidhje me këtë procedurë?
Juria e kësaj ndërhyrjeje arti është e përbërë nga gazetarë, fotografë, artistë, të cilët do të ndajnë dy trofe një në mediumin e fotografisë dhe në mediumin e videos. Anëtarët e jurisë, Petrit Kumi, Najada Hamza, Fabjola Haxhillari, Thoma Thomai, do të vlerësojnë dy nga profilet e artistëve në fotografi dhe në video. Është menduar që ekspozita të qëndrojë e hapur për rreth dy javë.