NDI: Trajnim për gratë në politikë
Disa nga gratë politikane shqiptare, nga shoqëria civile dhe nga media, pjesë e rrjetit të grave "Barazi në Vendimmarrje", të përfshira në një program 8-mujor të Institutit Demokratik Amerikan, NDI, që kishte për qëllim zhvillimin e aftësive politike, organizuese dhe advokuese të tyre, zhvilluan një vizitë studimore në Slloveni. Gjatë kësaj vizite, ato u takuan me përfaqësues të lartë të qeverisë sllovene, parlamentarë dhe europarlamentarë, kryetarë të partive politike, gra të medias dhe biznesit etj. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe ideve në lidhje me zhvillimin dhe përfshirjen e gruas në politikë dhe vendimmarrje. Objektivi ishte të mësohej nga praktikat më të mira sllovene, të grave aktive dhe me eksperiencë në fushën e politikës dhe shoqërisë civile, të cilat ishin një shembull dhe mësim i mirë i asaj se si gruaja mund të ngjisë shkallët e karrierës së saj në politikë dhe fusha të tjera.