Bill Klinton bashkë me Obamën në fushatë
Kandidati për presidencën amerikane, Barack Obama, ka transmetuar, në një orë shumë të ndjekur të ditës, një fjalim elektoral, përmes të cillit u përpoq të tërheqë zgjedhësit e pavendosur.
Në këtë fjalim u përfshinë histori të amerikanëve të zakonshëm dhe, zoti Obama, shpejgoi sesi propozonte t'i ndihmonte ata.
Ai tha se, nëse do të zgjidhej, do të hapte dyert e qeverisë dhe do t'u kërkonte amerikanëve që të përfshiheshin përsëri në demokracinë e tyre.
Por, rivali i tij John McCain-i, kritikoi koston e lartë të këtij mesazhi elektoral-dollarë dhe faktin se ai kishte ndërhyrë në transmetimin e një ndeshjeje të rëndësishme bejzbolli.
Transmetimi i bërë nga Obama ishte realizuar me mjaft mjeshtëri.
Copëza të jetës amerikane, të ndërlidhura me vetë kandidatin që shpejgonte qëndrimin e tij në mënyrë të relaksuar, por autoritare dhe në një zyrë që i përngjante asaj ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Duke shpenzuar, ndoshta më shumë se 4 milionë dollarë, kandidati i financuar më mirë në histori, në një farë mënyrë bleu mundësinë për të hyrë në shtëpitë e miliona amerikanëve.
Transmetimi gjysmëorësh përfundoi me një paraqitje drejtëpërsëdrejti të Obamës në Florida, kur ai u bënte votuesve këtë thirrje plot pasion:
"Nëse qëndroni me mua, do të ndryshojmë botën"!
Kandidati demokrat e ndoqi këtë me një aktivitet që ishte planifikuar të koincidonte me lajmet e mbrëmjes në Floridë.
Për herë të parë ai doli së bashku me Bill Clinton.
Një turmë e madhe njerëzish doli për të parë ish-presidentin të vlerësonte kandidatin demokrat.
"Vendi ynë është i varur në fije të perit, ky burrë duhet të bëhet president," - tha ai.