E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2009, objektiv ndihma e njerëzve në nevojë

Kryebashkiaku, Edi Rama, diskuton me komunitetin buxhetin e vitit 2009, si edhe investimet e parashikuara

Bashkia e Tiranës, nismë për bashkimin e Fondit të Komunitetit me atë të Solidaritetit. Qëllimi ndihmesa e shtresave në nevojë

Buxheti i vitit 2009 ka mbledhur në një takim të përbashkët, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, dhe qytetarë të Njësisë Bashkiake numër 3, në kryeqytet. Qëllimi i takimit, i cili u zhvillua në vazhdim të turit “Thuaj fjalën tënde”, është thithja e mendimit të komunitetit, për të ndarë së bashku me Bashkinë e Tiranës projektet strategjike më të rëndësishme në zhvillimin e qytetit. Një nismë e re që do të prezantohet në buxhetin e vitit 2009, është përfshirja në një program të vetëm, të fondeve sociale dhe ato të solidaritetit. Programi do të trajtojë disbalancat në statusin shoqëror dhe social të kategorive në risk të komunitetit, duke rritur ndjeshmërinë e gjithsecilit për të kontribuar në mënyrë direkte dhe indirekte në adresimin e problemeve për këto kategori. Kryebashkiaku, Edi Rama, pasi falenderoi pjesëmarrësit për kontributin e tyre gjatë procesit për hartimin e “Buxhetit me Pjesëmarrje”, theksoi midis të tjerash planin e Bashkisë për ngritjen e fondit social të solidaritetit, i cili do të nxisë krijimin e qendrave të reja sociale, nëpërmjet rehabilitimit dhe financimit të shërbimit me të tretët. Kryetari i bashkisë e ka cilësuar në fjalën e tij bashkimin e fondit të komunitetit dhe fondin social të solidaritetit si një hap të rëndësishëm përpara, ku Bashkia do t’u vijë më shumë në ndihmë njerëzve në nevojë dhe fëmijëve me probleme sociale. “Me fondin e komunitetit, ku të gjithë grupet apo individët, banorë të kryeqytetit do të mund të trokasin dhe do të mund të aplikojnë, si edhe me fondin social të solidaritetit, ku ne do t’u vijmë edhe më shumë në ndihmë njerëzve në nevojë dhe do t’u qëndrojmë edhe më pranë, sidomos fëmijëve në nevojë, ne hedhim një tjetër hap të madh të rëndësishëm dhe të ri përpara, në funksion të një kryeqyteti, i cili duhet të jetë dhe do të jetë gjithnjë e më i mirë në infrastrukturë, por nga ana tjetër duhet të jetë dhe do të jetë gjithnjë e më i mirë në zemër, si një kryeqytet ku të gjithë sëbashku, përveç jetës individuale dhe familjare, kemi edhe bashkëjetesën tonë shoqërore dhe demokratike, e cila rritet në cilësi”, - tha Rama. Në buxhetin e vitit 2009, Bashkia e Tiranës ka vendosur të verë në funksion 8 qendra sociale në të gjithë kryeqytetin që do t’u vijnë në ndihmë familjeve dhe fëmijëve me probleme, personave me aftësi të kufizuar, moshës së tretë, si edhe personave të varur nga substancat narkotike. Po gjatë vitit 2009, Bashkia e Tiranës në Njësinë Bashkiake Nr.3, parashikon ndërtimin e 5 këndeve sportive “Dua të luaj”, me minifusha basketbolli, kënde sportive apo ambiente çlodhëse. Po në këtë njësi, krahas ambienteve të mësipërme, do të ndërtohen 2 fusha basketbolli, 2 kënde sportive dhe 2 kënde lojrash për fëmijë.

Vëmendje të veçantë, Bashkia e Tiranës do t’i kushtojë në buxhetin e vitit 2009 edhe identifikimit të hapësirave publike mes pallateve, me qëllim shtimin e tyre deri në numrin e premtuar 100, në fund të mandatit.

Buxheti bashkiak, investimet 2009

Ndërtimi i 8 qendrave sociale:

•Qendra komunitare multidisiplinare për fëmijët dhe familjen, e cila trajton 30 raste me papërshtatshmëri sociale/ditë.  (vendndodhja - Njësia Bashkiake Nr. 9)

•Qendra komunitare “Të qëndrojmë së bashku”, e cila ofron shërbime sociale ditore, për personat me aftësi të kufizuar, rreth 50 fëmijë në ditë. (vendndodhja - Njësia Bashkiake Nr. 6)

•Qendra komunitare ditore për moshën e tretë, e cila ofron shërbime përkujdesi për rreth 50 të moshuar në ditë. (vendndodhja - Njësia Bashkiake Nr.10)

•Menca sociale, e cila ofron një vakt falas për 100 persona të kategorive të ndryshme sociale (të moshuar, fëmijë të rrugës, persona me aftësi të kufizuar, gra me probleme sociale) (vendndodhja - Njësia Bashkiake nr. 6)

• Qendra burimore komunitare për Toksiko - dipendencën dhe HIV-AIDS-in, do të ofrojë asistencë, këshillim dhe referim, për të gjithë rrjetin e shërbimeve sociale që lidhen me këtë problematikë, për këtë grup në risk. (vendndodhja Njësia Bashkiake Nr. 5)

Infrastruktura rrugore

•Projektimin për Rikualifikimin Urban në Bllokun Nr.56 (kufizuar nga Blv. “Zhan D’Ark” dhe vazhdimi i tij, Rr “Arkitekt Sinani” dhe Rr. “Hoxha Tahsim”).

•Rikualifikimi i rrjetit rrugor.

•Sistemi i furnizimit me ujë dhe të kanalizimit.

•Ndriçimi rrugor

•Gjelbërimin dhe mobilimin urban

•Sistemim - asfaltim për rrugët dhe ndërhyrjet e identifikuara nga komuniteti, të cilat do të përfshihen në Programin “Fondi i Komunitetit”

•Rikonstruksioni i pjesshëm i shkollës së mesme “Çajupi”

•Rikonstruksioni i pjesshëm i shkollave 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës” dhe “Xhezmi Delli”.

•Rikonstruksioni i Kopshtit Nr.22 (rruga ”Kongresi i Manastirit”).

•Rikonstruksioni i palestrës në shkollën 9-vjeçare “Nikel Dardani”.

* ndërtimi i 5 këndeve sportive “Dua të luaj”, me minifusha basketbolli, kënde sportive apo ambiente çlodhëse

*2 fusha basketbolli me 80 m2 secila

*2 kënde sportive me nga 60 m2 secila

*2 kënde lojrash për fëmijë me 60 m2 secila

Njësia bashkiake Nr. 3 janë realizuar ose në proces:

* Rikonstruksioni i rrugës ”Kongresi i Manastirit” (seg. Unaza–rruga, “Bajram Curri”

* Faza e parë e Rikualifikimit urban të Unazës ekzistuese

* Rikualifikimin e fasadave dhe të disa shesheve urbane

* Krijimin e lulishteve dhe mbjelljen e pemëve apo shkurreve dekorative

* Rikualifikimi urban i hapësirave midis pallateve, përballë Maternitetit të Ri (rikualifikim të hapësirave, të cilat do të mbillen me shkurre dekorative, do të vendosen 59 stola, si edhe një shesh lojërash me sipërfaqe 223 m2)

* Rikualifikimi urban i S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›