E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushi optimist për marrëveshjen për trupat në Irak

Bush kërkon që marrëveshja për trupat të vuloset para largimit të tij.

Presidenti Bush, thotë se ka besim që pakti i sigurisë me Irakun do të miratohet përpara fundit të vitit, kur skadon mandati i OKB-së për trupat.

Zoti Bush, tha se do të merrte në konsideratë ndryshimet e propozuara nga qeveria irakiane, por paralajmëroi kundër modifikimeve që rrezikonin të minonin marrëveshjen.

Komentet e zotit Bush erdhën pas takimit me presidentin e qeverisë kurde të Irakut verior, Massoud Barzani.

Administrata e Bushit kishte shpresuar që, kjo marrëveshje, do të mund të vulosej dhe nënshkruhej në fund të muajit korrik, shumë përpara afatit përfundimtar që po afrohet.

Ky afat është sot, dita kur skadon edhe mandatit që rregullon praninë ushtarake amerikane në Irak.

Zyrtarët amerikanë e kanë thënë prej javësh se negociatat kanë përfunduar dhe të martën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Dana Perrino, tha se projekti aktual ishte oferta më e mirë e Uashingtonit.

Por, Presidenit Bush, është ende i interesuar që kjo të kryhet në kohën që ai është president.

Zyrtarët amerikanë po thonë publikisht se, askush nuk është duke parë mundësitë sesi të zgjerohet mandati i trupave, nëse marrëveshja nuk përfundohet.

Kjo do të ndryshonte vendime të rëndësishme për administratën e ardhshme, përsa i takon pranisë së trupave në Irak.

Kjo është arsyeja përse presidenti amerikan ka sinjalizuar se do t'i shikojë amendamentet irakiane dhe se SHBA-ja kërkon që të jetë sa më e dobishme. Por kjo ka prekur parimet bazë të marrëveshjes.

Irakianët, megjithatë, e kanë ngritur shumë lart barrierën dhe mund të jetë shumë e vështirë të gjendet një kompromis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›