Bill Klinton jep mbështetjen e tij për Obamën

Barak Obama dhe Bill Klinton
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, ka dhënë mbështetjen e tij për presidentin Barak Obama në zgjedhjet presidenciale.
Bill Klinton është shfaqur me Obamën në Virxhinia dhe i ka ofruar mbështetje të ngrohtë për rizgjedhje si president i ardhshëm i SHBA-së, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet e kaluara në politikë.
Klinton, i cili ka shërbyer në postin e presidentit amerikan nga viti 1993 deri më 2001, ka thënë se administrata e Obamës ka bërë progres në rigjallërimin e ekonomisë së SHBA-së.
Klinton ka thënë për kandidatin republikan Mit Romnin, se mbështet politikat e njëjta që kanë shkaktuar krizën më të rëndë ekonomike që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. /E.L/