Bregu: Të përmbushim 12 prioritetet deri në shtator, që të marrim statusin në tetor

Ministrja e In tegrimit, Majlinda Bregu
Kemi progres në pikat kyçe, kjo ishte kryefjala e ministres së integrimit, Majlinda Bregu në fjalën e mbajtur para anëtarëve të Komisionit të Integrimit gjatë raportimit mbi ecurinë e Planit të Veprimit.
Duke folur për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend, Bregu ka nënvizuar se pas kalimit të ligjit për Gjykatën Administrative duhet të punohet për Shërbimin Civil dhe heqjen e imunitetit. Për këtë të fundi, ajo tha se mazhoranca është e gatshme të pranojë alternativën e opozitës.
Duke folur për shanset për marrjen e statusit kandidat, Bregu u shpreh se me vullnet të mirë, 12 prioritetet mund të plotësohen para fundit të këtij viti. Duhet të përmbushim masat deri në shtator që në tetor të marrim statusin e BE, u shpreh ministrja e Integrimit.
Një javë më parë, Bregu ishte në Bruksel ku informojë Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fule lidhur me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Fule pritet të mbërrijë në Tiranë me 3 maj. /F.Stafa/