Bill Klinton në Kosovë, përurohet statuja prej bronzi në qendër
Është përuruar në Prishtinë zbulimi i shtatores së ish presidentit amerikan Bill klinton e cila është vendosur në bulevardin që mban pikërisht emrin e tij.
Në ceremoninë e zbulimit të shtatores morën pjesë përfaqësues të lartë të shtetit kosovar, përfaq të organizatave qeveritare dhe jo qeveritarë, ambasadorë të vendeve të ndryshme, por edhe shumë banorë të kosovës të cilët përshëndetën dhe duartrokitën inagurimin e shtatores. Ish presidenti amerikan u nderua me ngritjen e shtatores pikërisht për përpjekjet që ai ka bërë për lirinë e Kosovës.
Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, i cili mori vendimin e rëndësishëm për të sulmuar Serbinë në vitin 1999 kur Sllobodan Mllosheviçi po masakronte kosovarët, u prit në Prishtinë në një atmosferë tepër të gëzueshme dhe festive, nga autoritetet e shtetit dhe nga i gjithë populli kosovar që e cilëson atë një mik, një hero dhe një njeri të paqes.
Shtatorja e inaguruar në qendër të Prishtinës është një punim në bronz e skulptorit të njohur Izeir Mustafa, dhe është tre metra e lartë. Pas falenderimit të ish Presidentit Klinton, atmosfera ka vijuar me këngë dhe valle të organizuara nga autoritetet lokale. Kjo është vizita e tretë radhazi që pas përfudnimit të luftës dhe e para që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008.