Pas Holandës, La Liga

Selektori i Holandës, Bert van Marwijk, ka bërë të ditur se planifikon të angazhohet në Spanjë.
Van Marwijk ka përvojë të mjaftueshme në shkallën e klubeve, posaçërisht në Feyenoord dhe Borussia Dortmund, ndërsa pret t’u kthehet përsëri angazhimeve të përditshme pas skadimit të kontratës së tij me Federatën holandeze të Futbollit pas 18 muajve.
“Nuk mendoj se do të vazhdoj të jem selektor i Holandës pas vitit 2012. Do të provoj diçka të re pas skadimit të kontratës. Preferoj të angazhohem në Spanjë”, tha ai për NUsport.
Van Marwijk ka përjashtuar mundësinë e një tjetër aventure në vendlindjen e tij.
“Jo në Holandë, këtë mund ta them tani. Disa klube më kanë kontaktuar, por tani për tani zemra ime është me ekipin kombëtar”, përfundoi ai.