Komisioni Europian shqyrton sot buxhetin e qeverisë greke
BRUKSEL - Komisioni Evropian kërkon marrjen e masave urgjente për rimëkëmbjen e ekonomisë greke. Gazetat greke shkruajnë sot se qeveria në Athinë është e ekspozuar në presionin e vazhdueshëm të Frankfurtit dhe Brukselit për të ndërmarrë hapa urgjentë për kthimin e besmit të humbur në Greqi.
Ministri grek i financave, Jorgos Papakonstandinu do të ketë një betejë të vështirë sot në Bruksel në takimin me homologët ku do të paraqese planin e Greqisë për reduktimin e deficitit buxhetor. Atij i duhet që të bindë Brukselin se masat që do të shoqërojnë buxhetin e vitit të ardhshëm, mundësojnë reduktimin drastik të deficitit buxhetor, që parashikohet të arrijë në 12, 5% deri në fund të 2009-s.
Para takimit, ministri u shpreh optimist se Komisioni Europian do t’i japë Greqisë një shtyrje afati, teksa programi i stabilizimit të ekonomisë greke do të ketë, siç tha, afate konkrete dhe objektiva afatmesëm në drejtim të uljes së deficitit.
Ministri Papakonstandinu tha se plani qeveritar që synon përmirësimin e financave publike është realist dhe i zbatueshëm. Por analistët vendas mendojnë se kjo nuk do ta pengojë Komisionin Europian që të fillojë procedurën e masave disiplinore ndaj Greqisë.
Presidenti i bankës qendrore europiane, Zhan Klod Trishe ka theksuar se shifrat për deficitin që ka ofruar shërbimi statistikor grek kanë problem kredibiliteti.
Gazeta "Vima" shkruan për takimet e ministrit grek të Financave Jorgos Papakonstantinuso përfaqësuesit e Komisiont evropian, eurokomisari për çështje ekonomike dhe monetare Hoakin Almunija dhe kryetar i Bankës qendrore evropiane Zhan Klod Trishe.
Trishe paralajmëroi për vendosjen e ekonomisë greke në një proces mbikqyrjeje të rreptë, të ngashëm me atë që do të zbatohej nëse Greqia i drejtohej Fondit Monetar Ndërkombëtar, çka presidenti i bankës qendroe europiane nuk e përjashtoi.
Deficiti buxhetor i Greqisë për këtë vit arrin mbi 15 për qind, debia publike është mbi 110 për qind, ndërsa debia e Greqisë është më e larta në eurozonë.
(s.g/mia/bbc/BalkanWeb)