E Diel, 1 Nëntor 2026

Bimët aromatike dhe mjekësore, potencial në rritje për bujqësinë shqiptare

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike po konsolidohet si një nga sektorët me rëndësi për bujqësinë shqiptare, duke sjellë të ardhura për fermerët dhe duke kontribuar në eksportet e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga fushat e Devollit, ku prej disa vitesh fermerët janë orientuar drejt kultivimit të bimëve mjekësore.

Kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore konsiderohet me rëndësi për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë shqiptare.

Sipas autoriteteve shtetërore, ky sektor po orienton eksportet shqiptare drejt tregjeve elitare ndërkombëtare, duke krijuar një burim të qëndrueshëm të ardhurash dhe vendeve të punës për qindra fermerë, gra dhe burra, të angazhuar në ciklin e mbjelljes, grumbullimit dhe përpunimit.

Përveç ndikimit ekonomik, parcelat me bimë mjekësore janë duke u shndërruar në atraksione të reja për turistët, duke ndihmuar në zhvillimin e turizmit rural dhe ndërthurjen e tij me bujqësinë e qëndrueshme.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›