Filmi shqiptar në krizë financiare, por jo idesh
Autori i Lajmit: Gerilina Kodheli
Kinematografia e viteve të mëparshme është dhe mbetet një thesar në arkiva, por që fatkeqësisht, nuk po pasurohet me ritmet e duhura. Kriza ekonomike ka prekur edhe artin... Para viteve 90 zhvilloheshin disa herë më shumë filma gjatë një viti, se sa në ditët e sotme. Kostoja e një filmi tani është shumë e lartë dhe kjo është një nga arsyet kryesore se pse prodhimi i tyre po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Janë të paktë ata filma që realizohen aktualisht dhe shfaqja e tyre vazhdon të jetë e kufizuar. Gjithsesi, na mbetet të gëzohemi me një fakt: pavarësisht që filmi ka hyrë në një krizë financiare, ai nuk është përfshirë nga një krizë idesh. Të paktën kështu rrëfejnë gjatë intervistës së mëposhtme Pirro Milkani dhe Vladimir Prifti për gazetën “Ballkan”. Sipas tyre, idetë jo vetëm që nuk mungojnë, por madje, janë pasuruar dhe zhvilluar më tej...
A mund të themi me guxim se kemi një traditë kinematografike apo edhe kjo mund të zvarritet një ditë si monumenti i 5 Heronjve?
Pirro Milkani: Historia e kinemasë shqiptare është interesante, sepse në një situatë absurde politike që u krijua, kur Shqipëria u vetëizolua ku pati vetëm një drejtim: Kinën. Për kënaqësinë tonë filmat shqiparë shfaqen në kinematë e Kinës. Ne kemi ndier kënaqësi të madhe, sepse ky film i prodhuar në pak para ka pasur një audiencë të jashtëzakonshme. Vetëm para dy vjetësh në televizionin në Pekin u shkrua magjia e filmit shqiptar. Filmi shqiptar është në një situatë të vështirë financiare, por jo idesh. Sepse Ballkani është djep ku prodhohen pemë të fuqishme, është pjesë e Evropës, ku i jep botës vepra të mahnitshme artistike.
Vladimir Prifti: Ka një auditor të huaj i cili e ka vlerësuar filmin shqiptar, është një auditor i madh, siç është Kina. Kinemaja shqiptarë e ka pasur në dorë dhe brenda dhe jashtë. Pikëpamja e sotme e filmit shqiptar ndodhet përballë një krize. Kriza është sepse auditori është kufizuar nga mënyra se si na e servirin, sepse kemi vetëm një kinema në Tiranë, dhe vetëm nga një kinema nëpër rrethe dhe bëhet një auditor jashtëzakonisht i vogël. Mundësitë për ta transmetuar filmin nëpër televizione janë të pakta, është një stërmundim i jashtëzakonshëm dhe me një shumë parash që janë shumë të vogla.
Jeni autor i një filmi për 5 Heronjtë e Vigut. Këto ditë po zhvillohet një debat për heqjen e monumentit të tyre në qendër të Shkodrës, drejt një periferie të panjohur. Si i keni parë pesë djemtë e Luftës, si djem, si diktatorë, si komunistë, apo si antifashistë? Apo si....?
Pirro Milkani: E kam ndjekur me dhimbje vendimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Nuk jam nostalgjik i komunizmit, por jam për respektimin e vlerave, për respektimin e atyre që kanë dhënë vlerat për këtë vend. Ajo që ndodhi mbas vitit 1944 nuk ka lidhje me ata. Herojtë e Vigut, është fati i pesë djemve, tre intelektualë dhe dy fshatarë. Filmi që kemi bërë ne ka qenë mbështetur në një vërtetësi të jashtëzakonshme historike, nuk është filmi im, por është filmi i të ndjerit Vath Koreshi. Filmin e kam bërë me shumë dashuri, më ka kushtuar një vit jetë. Përpara se të realizoja filmin kemi verifikuar me saktësinë më të madhe historinë, atë çfarë ka ndodhur aty. Vrasja e tyre ishte absurde, tragjike, e kotë dhe nga një keqkuptim ose të një mentaliteti të vjetër. Ata që jetuan pas tyre, përjetuan jo idealet e tyre, por përjetuan të tjera gjëra, sidoqoftë qëllimi i tyre ishte shumë pozitiv. Të mohosh të kaluarën është diçka e shëmtuar, historia është rishkruar dhe gjithmonë do të rishkruhet, me kritere të reja, me vërtetësi historike dhe shkencore. Në filmin tim nuk ka as ballistë, as gjermanë, as të huaj të tjerë. Është një ndeshje midis shqiptarëve midis progresit dhe regresit. Për këtë kemi takuar dëshmitarë realë. Ishte një absurditet vrasja e tyre. Ata u glorifikuan me vdekjen e tyre, ku më i riu ishte 24 vjeç.
Vladimir Prifti: Unë kam një pikëpamje tjetër nga Pirro, jo në vlerësimin e tyre të cilët vërtet ashtu janë, tepër të rinj dhe dhanë jetën. Por në vlerën që u bë për punimin e atij sheshi. Këshilli Bashkiak vendosi që ata të spostoheshin, vërejtja ime qëndron në qoftë se ky vendimi konsiderohet i drejtë dhe që ky monument të spostohet dhe është vendosur dhe vendi tjetër, që është pranë Varrezave të Dëshmorëve, të cilët nuk janë vetëm dëshmorë të luftës, por të gjuhës, siç janë: Ndre Mjeda, Migjeni, Vasil Shanto etj. Aty është një vend i bekuar në kuptimin e mirë. Por vëretjet qëndrojnë përse nuk është përgatitur ai vend, aty ku do të rrijë monumenti dhe ajo do një arkitekturë, brenda kësaj qëndron një defekt i këtij momenti. Në qoftë se vërtet do të kishin një vend të përgatitur dhe me vlera aty ku do të vendoset monumenti, do ta konsideroja një spostim që vjen si një domosdoshmëri e zhvillimit, pa i ulur vlerat e këtyre figurave, të cilët dhe si monument janë trajtuar jo pa interes. Duhet të mendosh vërtet për vlerat, të cilat duhet t i çosh atje ku kanë vendin e vet, nuk mund ta vendosësh në një vend ku është mbushur me plehra. Kanë dëshirë të rikonstruktojnë, jepi po të njëjtat vlera atje ku do ta çosh. Vlera duhet të jetë në atë që quhet vepra e artit dhe në këtë rast është e nevojshme që Këshilli Bashkiak të mendonte diçka më të mirë. Ata duhet të thërrisnin njerëz të artit, dhe t u shpjegonin arsyet e heqjes dhe të merrej mendimi për vendosjen në një vend tjetër të përshtatshëm. Dhe jo që ta vendosnin në një vend siç vendosën Nënë Terezën. Në një vend mizerabël!
Pirro Milkani: Dua ta hap temën me filmin shqiptar. Gjatë këtyre 60 viteve janë prodhuar filma shumë të mirë, mesatarë dhe të dobët, sigurisht një pjesë të ideologjizuar, një pjesë filma skematikë. Ekziston një debat i madh që thonë një pjesë këta filma të mos shfaqen, sepse kanë ndikim negativ në edukimin e brezit të rinj që nuk e njeh epokën e komunizmit dhe një pjesë mendojnë të shfaqet. Unë mendoj që 300 e ca filma artistikë që ka prodhuar kinostudioja janë 300 e ca skenarë filmash dhe vepra letrare, janë mijëra aktorë të shkëlqyer që interpretojnë, është puna e regjisorëve, e skenaristëve, e kompozitorëve dhe këto do t i quaja pjesën e tyre më të madhe pasuri kombëtare. Shpesh herë, miqtë e mi më thonë: Pirro, fëmijët e mi që nuk e njohin epokën e komunizmit, shohim me interes filmat shqiptarë kur shfaqen në televizion. Jam i bindur që ata fëmijë nuk ideologjizohen, nuk marrin edukatë të shtrembër nga ata filma. Kureshtja e tyre është për të njohur si ishte ajo botë, çfarë të mirash kishte, çfarë të këqija kishte. Çdo sistem ka të mirat dhe të këqijat e veta, vetvetiu jam në krahun e atyre që nuk duhet të mohohet asgjë nga e kaluara, por të vlerësohet ashtu siç duhet, mohim absolut, pohimi absolut në çdo fushë të jetës.
Vladimir Prifti: Do të shtoja për këtë gjë disa pikëpamje të tjera. Për të cilat ne shpesh herë na bëjnë pyetje ku futet kjo kinema, a hyn ajo në trashëgiminë kulturore? A është pjesë përbërëse e kësaj kulture e këtij vendi? Mendoj se po, por jo në këtë total, d.m.th që ne vërtet kemi prodhur 300 e ca filma dhe të gjithë këta filma janë me të njëjtat vlera. Është njësoj si ajo e monumenteve ku ka dy ekstreme, ekstrem kur thonë kjo është pjesë e kulturës e trashëgimisë dhe duhet të qëndrojë me të gjithë ideologjinë e saj kohe, dhe ekstremi tjetër, midis tyre ka filma, të cilët duhet të seleksionohen ose të mos shfaqen, për arsyen se i kanë shërbyer një momenti të caktuar, ka personazhe të cilat nuk flasin fare për këtë kohë, ka ngjarje që nuk flasin për këtë kohë, ka jetë kulturore të cilat nuk i shërbejnë kësaj kohe. Natyrisht, përzgjedhja nuk mund të jetë e bërë me lista, por vetvetiu, në qoftë se televizionet do të shkojnë të marrin, ka çfarë ka, në këtë prodhim, për mua, është një defekt dhe shtypi i shkruar dhe televizionet duhet të gjejnë njerëzit e tyre. Por midis tyre ka me dhjetëra filma të cilët nuk di nëse do të ndryshonin në kohë të tjera, po vë përgjithësinë time, p.sh. në filmin “Udha e shkronjave”, në qoftë që do ma sugjeronin ta bëja përsëri film, do ta bëja përsëri me ato parametra. Ka filma që i qëndrojnë kohës dhe filma të tjerë, që kanë tematikë që ka përfshirë atë kohë dhe përfshin këtë kohë, kjo është sjellja më e mirë ndaj trashëgimisë kulturore. Ashtu siç themi për banesat e vjetra, mund të mbahet mund të rikonstruktohet, por ajo banesë ka vlerat e veta, si kënga folklorike. Por sot rregullimi është i madh, sot kërkohet edhe nga kjo kulturë. Në trashëgiminë kulturore futet dhe në periudhën e antikitetit, periudhës së kaluar edhe të sotmen, klasifikimi e bën më të dukshëm. Ju si gazetë për mua jeni ndër ato pak gazeta që thoni të vërteta dhe duke qenë se ju po e ndërtoni në një formë polemike besoj se vlejnë pikëpamjet e njerëzve të tjerë.
Pirro Milkani: Do të shtoja se duke biseduar me kolegun tim, kemi arritur në konkluzionin se një vlerë e vërtetë kombëtare për vendin tonë është filmi “Nëntori i Dytë”. Në rastin e festave të Nëntorit të rinjtë që nuk e njohin historinë e Shqipërisë e identifikojnë figurën e Ismail Qemalit me figurën artistike që ka sjellë Sandër Prosi e shumë filma të tjerë. Në praktikën që kemi ne sot, që disa televizione private që janë komerciale, nga 300 e ca filma ata zgjedhin një listë të caktuar filmash. Ajo që bëjmë ne kineastët, u sugjerojmë televizioneve që krahas shfaqjes së filmit, flet përpara një regjisor, i cili i shpjegon publikut përse ky film është bërë kështu dhe si mund të bëhej ndryshe. Nuk duam të lozim rolin e të persekutuarit, por dimë që në atë kohë si në Shqipëri si në ish-Bashkimin Sovjetik, censura ishte censurë, ata duhet të ishin filmat e realizmit socialist, që t i shërbenin një ideologjie të caktuar dhe shteti jepte para për të propangaduar idetë e tij, vërtet një pjesë e tyre ruajnë vlera. Në vitet 80, në këtë krijimtari ku u çliruam paksa nga censura ka filma si “Dhe vjen një ditë”, këtij filmi nuk mund t i ndryshosh gjë, ne me atë mundësi që kishim, liria e kufizuar e filmit, i stigmatizonim shfaqjet e deformimit të karakterit njerëzor, dhe ngremë njeriun e ndershëm që trashëgonte në vetvete karakterin e shqiptarit.
Çfarë po ndodh me veprën tuaj filmike? Sa është përhapur ajo aktualisht?
Pirro Milkani: Për sa i takon veprës sime të fundit, mund të them se të bësh sot një film është shumë e vështirë, për arsye se filmi është një industri e tërë, aq më tepër ne kemi aq pak fonde që shteti i jep Qendrës Kombëtare të Kinematografisë që të bëjmë filma të parametrave evropianë në kuptimin e anës teknike. Të bëjmë filma që të përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë, filmi vërtet kushton shumë, por është një vepër komplekse është si të ndërtosh një fabrikë. Pjesa më e madhe e filmave që kanë shpenzuar një pjesë të parave, kanë nxjerrë dyfishin e tyre nga producentët. Shumica e filmave që janë bërë pas viteve 90 janë bërë me produksion me francezët, me rusët, me çekët e të tjerë. Kjo jo vetëm ndihmon në realizimin e filmit, por edhe në promovimin e filmit, mund të them që filmi ynë vërtet ka humbur publikun, për arsye që ne nuk kemi më kinema. Filmi im i fundit ka marrë pjesë në disa festivale, ka fituar disa çmime.
Çfarë mendimi keni për sa i takon Televizionit Publik Shqiptar, pasi ishte e vetmja media para viteve 90?
Pirro Milkani: Është për të ardhur keq që ajo strukturë gjigante që ka në gjirin e vet ata që themeluan mjetin e ri të komunikimt të fuqishëm, nuk po dalin nga plogështia, nuk dalin nga rutina e vjetër. Sot përballë kësaj konkurrence të madhe të këtij vendi të vogël qëndron shumë mbrapa, nuk është një televizion i shumëshikueshëm, për fat të keq, nuk kemi pajisje që të masë shikueshmërinë, po të kishte, do të kishim parë që Televizioni Shqiptar do të ishte shumë pak më i shikueshëm.
Vladimir Prifti: Televizioni Publik Shqiptar, nga vetë emri, kërkon sondazhe, që publiku ta thotë mendimin e vet. Ai ka gati një vit që të gjitha kritikat, si nga e majta, si nga gazetarë të pavaruar, të cilët sapo preken në interesat e tyre që kanë qenë dikur në këshillin drejtues etj, nuk bëjnë sugjerime në total në vlerën e këtij Televizioni. Çuditërisht, vetëm thjesht se si i jep lajmet ky televizion e ka gjithë vëmendjen te informacioni. Dhe sa herë që shpreh në pikëpamje vlerat që nuk i ka informacioni, por e ka te informacioni që jep nëpërmjet dokumentarëve, telereportazheve etj., të cilat ai është i vetmi që mund t i bëjë. Filmin nuk e prodhon privati, kurse Televizioni Publik i ka këto mundësi. Por në këtë drejtim ai vuan...
Ky lajm është publikuar: 07/02/2009