Bin Hammam dënohet përjetë

Nga Express më 24 korrik 2011 në ora 14:41
FIFA ka dënuar përjetë nga futbolli Mohamed bin Hammamin pas shpalljes së tij fajtor për manipulime të votuesve në zgjedhjet presidenciale.
Dënimi vjen pas seancës dëgjimore dyditore rreth akuzave për korrupsion që përfunduan me vendimin final të komitetit etik të FIFA-s që shpalli fajtor Bin Hammamin.
62 vjeçari akuzohet se u mundua të blinte votat në zgjedhjes presidenciale të FIFA-s duke i ofruar 40 mijë dollarë zyrtarëve nga Karaibet që të përkrahin kandidaturën e tij si rival i presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter.