Burri dhe bukuroshet e fjetura
Dëshirat nuk plaken bashkë me trupin. Jasunari Kavabata kishte në mëndje këtë fjali kur u ul për të shkruar një nga kryeveprat e letërsisë për moshën thyer "Shtëpia e bukurosheve të fjetura". Burri që besonte aq shumë në ndjesitë e trupit, kërkonte të eksploronte në shtëpitë njëkatëshe japoneze ku të ofronin çaj, dhe ku brenda dhomave me perde kadifeje të murrme mund të gjeje shtrirë në shtrat bukuroshe të fjetura… Ne nuk mund ta dimë në Kavabata ndonjëherë ishte vizitor i tyre, në një mbrëmje të tillë marsi u fut në rrugën me drita të kuqe dhe ndali frymën tek ajo shtëpi, me frikën se dikush e përgjonte nga pas. Por ajo çfarë dimë kaq vite pasi ai shkroi këtë libër, është se ai ka mundur të realizojë tablonë e vërtetë të një ambienti ku vetmia kërkon të bëhet një me dëshirën.
Jakio Mishima një nga kritikët e njohur të letërsisë së Kavabatës e përshkruan atë si një burrë që besonte te dashuria. "Pavarësisht jetës së tij gjithnjë me luhatje, Kavabata deri në vitet e fundit të jetës qëndroi në pritje. Dashuria, sipas tij, nuk ishte gjë tjetër vetëm një pritje", thotë Mishima. Ndoshta letërsia e Kavabatës lindi nga kjo pritje… Burri që të kujton në pamjen e tij dashnorët e zjarrtë të geishave, është njeriu që i dha jetë historisë së Japonisë, duke shkrirë në fjalë çdo detaj njerëz të përftuar gjatë jetës. Me një ndjeshmëri të thellë, ai ktheu në art dëshirat e fshehta të një burri, duke i bërë ato të duken aq njerëzore teksa i lexon në librat e shkruar prej tij.
Ashtu si te "Shtëpia e bukurosheve të fjetura", ku askush nuk mund ta qortojë plakun Eguiku, që përtej jetës në dukje të thjeshtë të një burri në moshë të thyer, kërkon të zbulojë sërish dëshirën për jetën duke vizituar një bujtinë sekrete. Është pikërisht një shtëpi ku të moshuarit, të shtrënguar nga impotenca, kalojnë natën nën shoqërinë e një vajze të fjetur, në kërkim të kënaqësive vizive të përfituara nga ëndrrat dhe përfytyrimet, aventurë që i mban të mbrojtur nga turpi i humbjes së mashkullorësisë. Në këtë terren zhvillohen temat më të mëdha e më intime të vetmisë së individit, i shtyrë përherë e më larg nga presioni i pamëshirshëm i mekanizmave antinjerëzorë të ndërtuar nga vetë shoqëria.
"Sytë e plakut po mësoheshin me dritën e dhomës. I mësuar të flinte në terr, për të, ishte një dritë tepër e fortë, por me sa dukej, llambat e papafingos nuk mund të shuheshin. U fut ngadalë duke druajtur se vajza megjithëse nuk do të kishte mundur të zgjohej. Me sa dukej ishte krejt e zhveshur. As u duk që duke ndjerë afrimin e plakut, të tkurrte gjoksin, të shtrëngonte vithet, apo të jepte një shenjë lëvizjeje. Prej një gruaje të re qoftë në gjumin më të thellë do të pritej një reagim i pavetëdijshëm, por nuk bëhej fjalë për gjumë normal, dhe pikërisht për këtë, me kujdes akoma më të madh, duke u shtrirë Eguiki zotëronte një hapësirë të kufizuar. Vajza e cila flinte mbi krahun e majtë, gjurin e djathtë nuk e kishte të palosur në pozicionin mbrojtës mbi të majtin, por e mbante këmbën krejtësisht të shtrirë…". Janë këto disa fjali nga romani "Shtëpia e bukurosheve të fjetura" ku spikat përsosja e formës në rrëfimin e Kavabatës. Si shkrimtar, ai asnjëherë nuk gjykon. Ai rrëfen gjithçka ndodh me personazhin e tij, duke u kujdesur të tregojë dhe mendimet e tij më të fshehta… Dhe ky shkrimtar kaq i ndjeshëm depërton në gjumin më të thellë duke u dhënë jetë dhe "bukurosheve të fjetura" nëpërmjet përshkrimit të gjumit të tyre. Kavabata di të shohë dhe ëndrrat, aq më tepër kur ato vijnë nga një gjumë i shqetësuar si ai në shtëpinë ku plaku Eguki hyri. Është një gjë tepër e rrallë në letërsi të realizosh me gjallëri të tillë sensin e një jete individuale përmes përshkrimit të figurave që flenë.
Kavabata për të përshkruar të parën nga "bukuroshet e fjetura" me të cilën 67-vjeçari Eguki kalon natën shkruan: është sikur ajo të përkëdhel vetëm nga fjalët". "Njëri gju i përthyer i vajzës shtrihej përpara: Eguki zotëronte kështu një hapësirë të kufizuar për këmbët e veta. Vajza flinte mbi krahun e majtë, nuk e kishte gjurin e djathtë të palosur, mbi të majtin në pozicion mbrojtës, por e mbante këmbën krejtësisht të shtrirë. Eguki e kuptoi pa e vështruar fare. Kështu vajza që ishte bërë një "kukull e gjallë" është për plakun "ajo jeta me të cilën mund të hysh qetësisht në kontakt", shkruan Kavabata. Por ashtu si dëshirën ky roman rrëfen dhe kulmin e rrënojës njerëzore. Në fund kur vajza zeshkane vdes dhe gruaja e shtëpisë thotë "është dhe një vajzë tjetër apo jo"? "Me këtë vërejtje të fundit të saj, ajo e shpie shtëpinë e kënaqësisë deri atëherë të mbajtur me shumë kujdes në një rrënojë njerëzore që shkon tej çdo përshkrimi. Kjo vërejtje mund të ngjajë e rastësishme, por nuk është. Aty për aty ne shohim thelbin mizor të një strukture që në pamje të parë duket e ndërtuar me kujdes e në mënyrë të gurtë dhe këtij thelbi i përkasin "gruaja e shtëpisë" dhe plaku Eguki.
Ne folëm për "Shtëpinë e bukurosheve të fjetura", një vepër e ardhur në shqip nga Eduard Grishaj, si një nga librat ku mund të gjesh fuqinë e madhe të të shkruarit, forcën e një shkrimtari si Kavabata për t‘i parë gjërat ndryshe. Një libër ku vetmia e një burri të çon të takosh gjithë ndjesitë negative që përftohen prej saj. Një libër që i ngjason një pritjeje, ku dhe pse personazhi ka një moshë të thyer beson tek e bukura dhe është në kërkim të saj pavarësisht viteve…
Ky roman mbahet nga kritika botërore si libri më i bukur i shkruar ndonjëherë për moshën e thyer.
Jasunari Kavabata është pa dyshim shkrimtari më i madh i Japonisë dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë botërore të shekullit XX.
Kavabata ka lindur në Osaka në Japoni, më 14 qershor 1899. Vepra e tij e parë që do ta bënte të njohur mes letrarëve japonezë është "Kërcimtarja nga Izumi", shkruar më 1925. Jeta e tij do t‘i kushtohej letërsisë, pavarësisht dramave të mëdha që të sjell ky lloj arti në jetën private. Mjeshtër i rrëfimeve melankolike, Kavabata mbahet ende sot si shkrimtari që di të tregojë me finesë marrëdhëniet mes një burri dhe një gruaje. Ai është fitues i çmimit "Nobel" në letërsi më 1968, me librin "Dashuri në vendin me dëborë" ku rrëfehet dashuria mes një geishe dhe një biznesmeni nga Tokio. Vitet e fundit të jetës, Kavabata do t‘i kalojë në një gjendje të rënduar mendore, derisa më 16 prill 1972 ai jep fund jetës me vetëvrasje.