E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Big Brother", surpriza të këndshme për katër banorë

Arjonit i bie maska

Jam tezja e Roselës. Jam
martuar në vitin 2000 dhe
atë kohë Rosela ishte vetëm
13 vjeçe. Momentin që provoja
fustanin e nusërisë, ajo më
shoqëroi dhe më rrëfeu se ëndërronte
që edhe ajo një ditë të
mund të vishte një fustan të tillë
përkrah Arjonit. Për Roselën,
mundësia për t‘u lidhur me
Arjonin ishte realizim i dëshirës
më të madhe. Ai kurrë, e përsëris
kurrë, nuk e ka lënë me të vërtetë.
Rosela ende ka makinën
e Arjonit dhe shumë gjëra të
tjera që ai duhet të vijë patjetër
t‘i sistemojë. Unë jam 42 vjeçe,
kam një punë të mirë, familjen
time, dhe nuk kam asnjë shkak
për të gënjyer. Jam thjesht e
nevrikosur që mbesa ime po
vuan. I thoni Arjonit që Lorenzo
dhe Patrick (babai dhe vëllai i
Roselës) po e presin... Jo dhunë,
për hatër të Perëndisë, duan
vetëm ta shohin në sy. Gjynah që
e-mail-et e mia nuk mund të publikohen…
Sigurisht, nuk mund
të rrëzohet kështu një mit.

Flet Liljana, gruaja e Qetsorit: Më shumë na nevojiten
70 mijë eurot, sesa fama

Përse ka hyrë Qetsori në "Big Brother" dhe cili ishte reagimi juaj
kur e mësuat këtë fakt?
- Arsyet ishin të shumta: ishte çmimi, reklama e biznesit dhe mundësitë
që mund të jepen nga pjesëmarrja në këtë "reality show" etj.
Sori ma komunikoi vendimin për t‘u bërë pjesëmarrës në "Big
Brother", pasi kishte fituar të drejtën për të marrë pjesë dhe reagimi
im nuk ishte pozitiv. Pas shumë bisedash pamë anët pozitive dhe
negative, dhe vendosa ta mbështesë tim shoq në vendimin e marrë.
Si ju duket Qetsori i izoluar në shtëpinë e "Big Brother"?
- Sori, në shtëpinë e "Big Brother", është i njëjti person me të cilin
unë jam martuar: i sinqertë, me humor, xhentil dhe ngacmues.
Çfarë të mungon më shumë prej tij?
- Të jetosh me Sorin, çdo ditë është e ndryshme nga dita tjetër,
më mungon shumë jo vetëm mua, por edhe djalit që e kujton në çdo
moment të ditës. Sori ka një lidhje shumë të veçantë me djalin, në
çdo moment i ka ndenjur pranë dhe çuni e ndien shumë mungesën
e tij. Gjatë ditës, e zë gjithmonë në gojë dhe në mbrëmje, kur fle, i
tregoj përralla ku personazhi kryesor është Sori. Kjo është mënyra
më e lehtë që djalin ta zërë gjumi.
A ka lënë Qetsori punë të papërfunduara jashtë "Big Brother"
dhe a je ti ajo që e ka zëvendësuar atë në shumë drejtime?
- Ka lënë punë të papërfunduara në hotel dhe me to po merret i
vëllai, sepse unë aktualisht jam punonjëse e Paraburgimit Vlorë dhe
pjesën tjetër të ditës i përkushtohem djalit.
Cila është ajo gjë që do ta bënte Qetsorin të humbte kontrollin
gjatë qëndrimit në "Big Brother"?
- Në karakterin e tij të fortë është e vështirë të gjendet një shkak
për të humbur kontrollin. Ai thjesht i anashkalon ato me një batutë.
Nga mediat kemi mësuar se Qetsori i ruhet xhelozisë tënde. Pse
ndodh kjo? Ti je më xheloze se ai?
- Me Sorin kemi pesë vjet të mrekullueshëm që njihemi dhe në
asnjë moment nuk më ka lënë shkas që të bëhem xheloze. Kam besim
te vetja dhe tek ai. Për mendimin tim, ai nuk po ruhet nga asgjë,
thjesht është përshtatur me të gjithë banorët.
Cilat nga femrat aty brenda të bën xheloze kur i afrohet Qetsorit?
- Kjo është një lojë dhe nuk besoj se ka vend për rivalitet. Tashmë
ne kemi krijuar një familje të këndshme.
Po nga meshkujt, cili të duket rivali më i fortë?
- Deri tani Sori është paraqitur shumë mirë, nuk mendoj se ka
ndonjë rival të fortë, por mund të them se Dritani është një rival i
mundshëm.
Përse Qetsori kërkon të fitojë me çdo kusht?
- Kjo është arsyeja që të gjithë banorët janë futur në "Big Brother",
me ndryshimin e vetëm se Sori e ka shprehur që në fillim.
A mendon se bashkëshortit dhe familjes suaj i duhet më shumë
fama apo 70 mijë eurot?
- Më shumë na nevojiten 70 mijë euro, sesa fama, pasi ai ka lënë
shumë gjëra pa përfunduar. Jam shumë e sigurt që do t‘ia arrijë
qëllimit.

E dashura e Adit, anonime. Pse?

Edhe sa kohë e dashura 25-vjeçare e
Adit do të mbetet anonime?
Ka dashur të thotë pak gjëra Adi
në lidhje me të dashurën e tij jashtë, por
duket se kjo më shumë se dëshira e tij, është
zgjedhja e vajzës me të cilën ai ka rrëfyer
se ka disa kohë që është i lidhur. Nuk dihet
pse kaq shumë heshtje nga e dashura e
Adit, që kemi mësuar se me profesion është
ekonomiste. Ndoshta duhet që ajo vetë të
bëjë përpara dhe të rrëfejë për lidhjen e
tyre, që deri tani duket pak e mistershme.
Tironsi 40-vjeçar, ndoshta duke mos gjetur
një banor moshatar apo të besueshëm,
ka rrëfyer shumë pak edhe për jetën e tij
para se të hynte në "Big Brother". Adi nuk e
ka fshehur të shkuarën e tij, kur tregoi edhe
për eksperiencën e hidhur të burgut: jo për
izolimin, por më shumë për ndjenjën e
vetmisë që ka përjetuar. Atij shumë persona
iu larguan pas asaj përvoje dhe duket se kjo
gjë e ka shënuar jetën e tij. Megjithatë, Adi
është gati të rifillojë dhe të gjithë e kanë
vërejtur se ai ka vendosur të rikthehet, duke
komunikuar me ndihmën e një arme që ai
e përdor shumë mirë, humorit.
Nuk ka një situatë apo dialog që Adi të
mos fusë disa batuta të këndshme, të cilat
zbusin ndjeshëm edhe ato situata që herëherë
ngjajnë të acaruara.

Bjordi: "Big Brother"-i im ka dy dyer

Duket se nuk do të
rrijë gjatë me çelës
në dorë djaloshi
simpatik 20-vjeçar,
i cili rrëfen se përballë ka dy
dyer.
Nuk janë dyer që të çojnë
në ndonjë dhomë të zakonshme,
por drejt e në zemrën
e dy vajzave.
Por ndërsa njëra nga
dyert, siç thotë ai, është e
lehtë për t‘u hapur, tjetra
është paksa e ndërlikuar. Me
pak llogari dhe me atë që të
gjithë kemi parë, duket se
vështirësia nuk qëndron te
dera (zemra) e Mesidës, e
cila me lirshmërinë e saj ka
treguar se Bjordi i pëlqen,
por te hyrja kryesore në derën
(zemrën) e Adelajdës, e cila
vjen nga një përvojë dhe jetë
krejtësisht e ndryshme nga
ajo e vajzave të tjera që Bjordi
ka njohur deri tani.
Por edhe sikur Bjordi ta
gjejë apo ta hapë me forcën
e pasionit derën e kyçur fort
të Adelajdës, përsëri "lufta"
e tij për të hapur dyer të
rëndësishme vazhdon. Ai
duhet të mendojë mirë edhe
për të hapur i fundit derën
që të nxjerr nga shtëpia më
e lakmuar në Shqipëri, "Big
Brother 2".

Bikja kritikon Mozën, që pas himnit të flamurit këndon një
këngë të Çiljetës

Pas drekës, në një ditë të fillimit të javës, kur
Bikja ishte duke larë enët në kuzhinën e
shtëpisë "Big Brother", pas saj u vunë duke
kënduar Lirita dhe Adi. Dy këngëtarët e improvizuar
u lidhën dorë përdore dhe filluan të këndojnë
në mënyrë ceremoniale himnin e flamurit kuqezi.
Herë pas here duetit të Liritës dhe Adit i bashkohej
edhe zëri i hollë i Mozës, e cila ndodhej gjithashtu
në kuzhinë. Megjithëse e zënë me punën që po
bënte, Bikja nuk mungoi të korrigjonte miqtë e
saj, të cilët, përveç dëshirës për të kënduar, nuk
është se fjalët e këngës i kishin shumë parasysh.
Vajza nga Lazarati e kujtonte mirë dhe saktësisht
tekstin e himnit të flamurit dhe ua sugjeroi edhe
konkurrentëve që po e këndonin. Por gjithë ky
bashkëpunim i Bikes u ndërpre kur Moza, menjëherë
pas himnit të flamurit, nisi të këndojë
këngën e Çiljetës: "Aj, aj, aj, aj, për kokën time ti je
i paparë". Bikja iu drejtua Mozës me fjalët: "Po ti,
pas himnit të flamurit, Çiljetën gjete të këndosh"?
Mesa duket, serioziteti i Bikes nuk pranon që pas
himnit të flamurit të mund të këndohet një këngë
dosido, ose të paktën të jetë e Alban Skënderajt.

Aida lavdëron gjoksin… e gjyshes

Është zakon i njohur i shqiptarëve,
që pas darke të shtrohen dhe të
pijnë kafe turke, dhe kjo gjë nuk ka
pse të mos ndodhë edhe në shtëpinë më
të lakmuar dhe të përgjuar "Big Brother".
Pasdrekën e ditës së martë, kur një pjesë
e mirë e banorëve ishin në verandë duke
pirë kafe dhe duke shijuar diellin, Aida iu
rikthye kujtimeve dhe foli për gjyshen e saj.
Ajo tregoi me krenari se gjyshja e saj kishte
pasur një gjoks të tonifikuar, edhe pse në
moshë të thyer. "Gjyshja ime e ka pasur
gjoksin tullë", ka thënë Aida, duke shtuar se
"dikur gjyshes i kërkonim t‘ia shihnim trupin,
për të parë sesi edhe ne do të bëheshim
si ajo, por ajo na la gojëhapur me formën e
mirë dhe fortësinë e gjoksit". Aida vazhdoi
rrëfimin, duke e kujtuar me shumë dashuri
gjyshen e saj, si një grua me karakter tepër
të fortë. Nuk dihet nëse Aida në këtë pikë
dëshiron t‘i ngjajë gjyshes, por cila femër
nuk do ta dëshironte formën perfekte edhe
në moshën 75-vjeçare. Megjithatë, kujtimet
"rozë" mbi gjyshen Aida i përfundoi duke
treguar se ajo gjyshen, duke e krahasuar
me yllin e serialit "Baywatch", e thërriste
"Pamela ime".

Aida: Me Dritanin, po të ishte i lirë, mund të isha dashuruar

Fakti që Dritani ka një
lidhje jashtë, është arsyeja
pse Aida nuk po i
afrohet më shumë atij. Vajza
vetëm pak ditë më parë i rrëfeu
Dritanit mendimin e saj
për banorët, që i dukeshin
si "lepurushë", ndoshta me
qëllimin që ai ta kuptonte se
bënte përjashtim. Por Aida
nuk i ka lënë shumë hapësirë
Dritanit që ai të kuptojë se
është tipologjia e mashkullit
që asaj i pëlqen. Ajo këtë gjë
ia ka shprehur haptas, në sy
të të gjithë banorëve të tjerë,
ndërkohë që Dritani e ka
zgjedhur Aidën për të qenë
kryefamiljare, duke e mbajtur
në shtëpi të pakandiduar
edhe për një javë.

Reagon e fejuara e Dritanit

"ME DRITANIN MUND TË DASHUROHET ÇDO FEMËR"

Ek a m l e x u a r
mendimin e
Aidës në lidhje
me Dritanin. Nuk më ka
krijuar ndonjë përshtypje
të veçantë, për faktin se
me Dritanin, për shkak të
cilësive që ai ka, mund të
dashurohet çdo femër".
Është shprehur qetësisht e
fejuara e Dritanit në lidhje
me thënien e Aidës, se nëse
"Dritani do të ishte i lirë,
ajo do të ishte dashuruar
me të". Komentin lakonik,
e fejuara e Dritanit e ka
bërë me një buzëqeshje,
por edhe duke sqaruar më
tej shkakun e qetësisë së
saj. Sipas Evës, ajo thënie
e Aidës nuk përbën shqetësim.
"Aida është një femër e
hapur dhe është shprehur
se nuk do të hynte kurrë
në mes të lidhjes sonë. E
ka shprehur vetë një gjë të
tillë". Por siguria më e madhe
për Evën vjen nga vetë
Dritani. Duke ndjekur me
vëmendje bisedën mes tij
dhe Aidës në mesnatën e 7
marsit, Eva thotë se Dritani
kishte folur pikërisht për
të, duke i thënë Aidës se,
përveç festës së mësuesit,
ajo ditë ishe një festë e tij
dhe e Evës, pasi bëheshin
plot 70 muaj që kur ishin
lidhur bashkë. "E prisja të
thoshte diçka atë ditë dhe
ai më përmendi", thotë
Eva, e cila shpjegon se lidhja
e tyre matet me muaj
dhe se numri 7 ka fituar një
simbolikë të veçantë në historinë
e tyre të dashurisë.
Po a e priste Eva që Dritani
të zgjidhte si kryefamiljare
Aidën? E ulur në studion e
"live show"-t, të shtunën e
kaluar, teksa Dritanit i kërkohej
të bënte zgjedhjen
e tij për t‘ia lënë detyrën e
kryefamiljarit njërës prej
femrave të shtëpisë, ajo
e kishte shqiptuar vetë
e para emrin e Aidës: "E
dija që Dritani do të zgjidhte
Aidën, për shumë
arsye. Dhe jo vetëm për ta
shpëtuar nga nominimi,
por për t‘i treguar Aidës
se pavarësisht shoqërisë,
fjala vjen me Adelën, ai
është i drejtë në vendimet
e tij. Kryefamiljaren mund
ta bënte shumë mirë Aida,
ndoshta edhe Lirita, por
asnjë tjetër përveç tyre
nuk do të ishte e zonja të
drejtonte shtëpinë".

Flet "Doktori" i "Fiks Fare"...

Kurrë me Ylli Pangon në një "reality show"

-Nëse do t‘ju ofrohej të ishit pjesë e një "reality show", por në shtëpi të ishit vetëm ju dhe
një banor tjetër, do zgjidhnit Ylli Pangon, njërën nga velinat apo një maçok? Pse?
- Do pranoja të hyja në një "reality show" dhe do të merrja me vete vetëm një maçok. Velinat i
kam si tip shoqe klase. Ndërsa bashkë me Ylli Pangon nuk do të hyja kurrë, jo për gjë, po me mbathje
hekuri nuk flihet hiç rehat.

- Pse hyjnë njerëzit në lojën "Big Brother"?
- Për lekë.
-Nëse do të bënit skenarin e një telenovele me subjekt "Big Brother", ku do të ambientohej
ajo dhe si mund të rridhnin ngjarjet? A do të kishte historia një fund të lumtur?
- Telenovelën do ta ambientoja në Shqipërinë e viteve ‘80 dhe vendi i ngjarjeve do të ishte
Kombinati i Autotraktorëve. Banorët do të ishin ca punëtorë, ca shefa e ca spiunë. Do kishte edhe
skena seksi, por ato do të ndodhnin vetëm rrëzave, pas tornove apo frezave. Loja nuk do të zgjaste
3 muaj, por 50 vjet, pasi xhaxhi Enver do t‘i eliminonte konkurrentët, por nuk do t‘i nxirrte jashtë që
të merrej vesh. Fundi do të ishte i lumtur, se me urdhër të "xhaxhit", të gjithë do të martoheshin me
njëri-tjetrin.

REPUBLIKA (BIJKA)
- Më duket se fatkeqësia i vjen
nga emri, madje shpesh rri
e nxehur se e ndjen këtë gjë.
Duket sikur pyet veten: Pse në
Lazarat, pse në Shqipëri me
këtë emër?
ADELAJDA
- E pakënaqur për atë që s‘ka.
Vërtet mësueset mësojnë, por
duhet të japë edhe ndonjë
shembull konkret.
ZHULJETA
- Sikur ta njihte Shekspiri, do
linte kokën pas Otellos.
AIDA
- Çfarë pret?
LIRITA
- Fluturo Shqipe... qesh më
pas... se mbaroi lufta.
MIMOZA
- Si i ka "shpëtuar" Vera
Grabockës... Ajo do kishte një
profesion për këtë vajzë.
MESIDA
-Guerrilase. I rroftë bereta mbi
kokë.
ERJOLA
-Ia arriti qëllimit, të
trashëgohet.
ADI
- Respekte!
PAVLINI
-Kur e shikoja, kisha ftohtë.
DRITANI
-I ka hyrë detit më këmbë.
Ashtu siç e ruan gruaja kur
e sheh të dalë në ekran, s‘ka
shans të lëvizë. Dritan çlirohu,
nëndetësja është në rregull.
BJORDI
-Duket si student në
Spartakiadat e vitit ‘87. Si të
them, Michael Jackson, por i
lodhur...
ARJONI
- Gjynah që s‘po bëhet ndonjë
sfilatë atje brenda. Tipik çun
katalogu... mobiliesh.
QETSORI
- Lab i hidhur brenda një
ene me ujë. Të presim të
ëmbëlsohet...
AGONI
- Kishte ngatërruar pub-in dhe
doli.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›