E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet per hasmeri 45 vjecari ne Shkoder plagoset i biri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Shkodrës. Një 45 vjeçar është ekzekutuar me armë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit të qytetit, në kohën kur 45 vjeçari Frederik Marku dhe i biri i tij Jurgen Marku ishin në një makinë tip fuoristrade, kur janë qëlluar nga autorët të cilët i janë afruar me një motorçikletë.

Mësohet se 22 vjeçari Jurgen Marku është plagosur rëndë dhe ndodhet në reanimacionin e spitalit të Shkodrës.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një hasmërie të kaluar midis fisit të viktimave dhe atij të autorëve.
Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes, dhe po heton për shkaqet e kësaj vrasje, ndërkohë që janë ngritur postoblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit të Shkodrës, me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›