E Diel, 1 Nëntor 2026

Bin Laden kishte kontakte me agjentë pakistanezë

Në një kabllgram të publikuar së fundmi, Wikileaks nxjerr në pah një raport të agjencisë së inteligjencës amerikane ku thuhet se Bin Laden kishte kontakte të rregullta me agjentët sekretë të Pakistanit të agjencisë ISI.

Në raportin e publikuar nga Wikileaks thuhet se rreth 12 funksionarë të inteligjencës pakistaneze ruanin kontakte periodike me ish-kreun e Al Qaedas në shtëpinë e tij në Abotabad.

Publikimi është pasqyruar edhe në mediat pakistaneze, vetëm dy ditë pas shembjes së shtëpisë së Bin Laden në Abotabad, shtëpi ku u vra në 1 maj të vitit të kaluar nga një operacion blitz i forcave special amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›