SHBA ka zhvilluar një top elektromagnetik

SHBA-ja ka zhvilluar një top elektromagnetik me fuqi të jashtëzakonshme, me një rreze të veprimit prej 160 kilometra, me shkrepje të municionit me një shpejtësi disa herë më të madhe se ajo e zërit.
Kjo armë, e cila i dedikohet flotës detare të SHBA-së, aktualisht ekziston si prototip, lëvizet me binarë dhe shkrepë municionin me ndihmën e fushës magnetike dhe rrymës.
Topi elektromagnetik është testuar në Virxhininë e Veriut dhe gjatë pesë viteve të ardhshme do të konstatohet se a mund kjo armë të ftohet me shpejtësi dhe të shkrepë disa predha njëra pas tjetrës.
Municioni i shkrepur lëvizë me një shpejtësi prej 9 mijë kilometra në orë, shtatë herë më shpejtë se shpejtësia e zërit.