Bin Laden merr përgjegjësinë e atentatit të dhjetorit
Lajmi është dhënë nga vetë televizioni i Katarit, duke theksuar se videokaseta e Bin Ladenit do të transmetohet së shpejti.
Ndërkohë, nigeriani Umar Farouk Abdulmutallab është akuzuar si ekzekutor i tentativës për hedhjen në erë të një avioni të kompanisë amerikane ''Delta Airlines'' gjatë një udhëtimi nga Amsterdami për në Detroit, me të paktën 300 persona në bord.