E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lobistët, gati për luftë me Obamën për masat kundër Wall Street

Kundërpërgjigja

Lobistët e industrisë bankare po përgatiten për një betejë të ashpër me Obamën të nxitur pikërisht nga ligji i sapomiratuar prej Gjykatës Supreme, që heq kufizimet e parave që korporatat mund të derdhin në mbështetje të kandidatëve të ndryshëm politikë. Bëhet fjalë për një betejë kundër planit të Obamës për të sulmuar pushtetin e bankierëve të “Wall Street”. Për sa u përket bankierëve, vetë ata kanë preferuar që të heshtin në lidhje me këtë sulm, duke preferuar të veprojnë privatisht. Propozimet e Obamës për kufizimin e veprimtarisë bankare janë pjesë e strategjisë së tij për të ndryshuar sistemin financiar që e çoi vendin në krizën më të rëndë të përjetuar që nga koha e Depresionit të Madh në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe një ligj i mbështetur nga demokratët për pagesën që duhet të bëjnë bankat e mëdha që u shpëtuan nga falimenti me paratë e taksapaguesve.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›