Greqi, filloi regjistrimi i popullsisë

Ky regjistrim është i detyruar me çdo kusht për të gjithë shtetasit grek dhe emigrantët e huaj. Çdo kundërshtim për regjistrim do të ketë një gjobë nga 1.000-50.000 €
Për këtë arsye, Autoriteti grek Statistikor (ELSTAT) ka autorizuar rreth 68 mijë persona regjistrues, të cilët do të kenë në mënyrë të dukshme shenjën përkatëse me emrin dhe telefonin e autoritetit statistikor. Ata do të mbledhin të dhënat statistikore për të nxjerrë konkretisht në lidhje me identitetin demografik, social dhe ekonomik të vendit. Sipas medias greke në këtë regjistrim nuk do të kërkohen ndonjë dokument zyrtar (pasaporta) për të vërtetuar identitetin.
Regjistrimi do të bëhet brenda në shtëpi ku mund të pyetet vetëm një anëtar i familjes. Ne rast se përgjigja nuk i përket realitetit, gjoba do të jetë nga 10.000-200.000 €. Është llogaritur që koha e pyetjeve mund të zgjasë nga 25-40 minuta, pasi edhe pyetjet janë të shumta (8 faqe ). Pyetjet përfshijnë; moshën, nivelin arsimor, profesionin, kushtet e jetesës, viti i ndërtimit të shtëpisë, menaxhimi i mbeturinave, mënyra e ngrohjes, hapësira e parkimit të makinës etj.
Autoritetet do të kenë në dispozicion të tyre edhe përkthyes nga çdo komunitet të huaj që nuk di të flasë greqisht. Theksohet se pyetësorët janë përkthyer në dhjetë gjuhë si në shqip, rusisht, rumanisht, etj. Emigranteve nuk do t’u kërkohet asgjë, asnjë dokument lidhur me qëndrimin e tyre në Greqi.Të dhënat e para të regjistrimit do të dalin muajin e ardhshëm, ndërsa të plota vitin e ardhshëm.
/Shpëtim Zinxhiria/Athinë/
2011-05-10 13:42