Ngrica paralizon New Yorkun

New Yorku është goditur në një prej stuhive më të këqija në dekada, ndërsa meteorologët parashikojnë që kushtet e këqija atmosferike të vazhdojnë për shumë ditë.
Tre persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve të shkaktuara nga ngrica, ndërsa 2,3 milion të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e një defekti teknik.
Dëbora ka arritur në disa vende deri në gjysmë metri.
Rreth 60 milion amerikanë do të përjetojnë të ftohtin e pazakontë të tetorit, i cili ka gjetur të papërgatitur autoritetet, që presin kushte të ngjashme në muajt e dimrit.