Cesena shkarkon Giampaolon

Humbja 2-0 nga Parma të dielën i ka kushtuar me punë trajnerit Marco Giampaolo.
Cesena e tij nuk arriti të fitojë asnjë nga nëntë ndeshjet e deritashme në Serie A dhe ka bilanc prej tri barazimesh dhe gjashtë humbjeve, duke zënë pozitën e fundit në tabelë me vetëm tri pikë.
“Ndjej nevojën e intervenimit sepse nuk kemi marrë përgjigje të cilat prisnim në tri ndeshjet e fundit. Ekipit i mungon krenaria. Tani do të fillojmë kërkimin e pasardhësit”, tha presidenti i Cesenas, Igor Campedelli.