E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri s’ka faj

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka refuzuar të fajësojë Claudio Ranierin për serinë negative të ekipit.

Tani për tani nuk duket se ka fund për problemet e Nerazzurrëve pas humbjes nga Juventus 2-1 të shtunën. Inter ka fituar vetëm dy nga nëntë ndeshjet e deritashme në Serie A dhe aktualisht gjendet në pozitën e 17-të në tabelë. Por, Moratti refuzon të fajësojë Ranierin, i cili zëvendësoi Gian Piero Gasperinin.

“Problemi nuk është Ranieri. Ne duhet të kemi durim dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje”, tha Moratti për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›