Tekstet shkollore tashmë mund të merren edhe në zyrat postare
Skema e re e shpërndarjes së librave, ja zyrat postare sipas rretheve. Rimbursimi i teksteve do të tërhiqet po në këto sportele
Jonida Tashi
Ministria e Arsimit ka kërkuar ndihmën e Postës për shpërndarjen e librit shkollor. Kështu, falë marrëveshjeve të nënshkruara me 10 shtëpi botuese, zyrat postare në çdo skaj të Shqipërisë do të shesin libra shkollorë për sistemin parauniversitar, duke bërë kështu të mundur shmangien e radhëve dhe dërgimin e teksteve në kohë pranë nxënësve. Që nxënësit dhe prindërit të mos bredhin më nga njëra librari në tjetrën, shpërndarja e librit shkollor do të bëhet në zyrat postare, ku mundësohet edhe tërheqja e rimbursimit. Në kuadrin e zgjerimit të shërbimeve të reja në shërbim ndaj qytetarëve, Posta Shqiptare së fundi ka marrë përsipër transportin dhe shitjen e librit shkollor në zyrat postare në çdo skaj të Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Postave Shqiptare ka nënshkruar kontrata me 10 shtëpi botuese, si dhe falë marrëveshjeve me to, mjetet e parkut të transportit të Postës Shqiptare kanë bërë të mundur që të realizojnë transportin e librit shkollor jo vetëm në zonat urbane, por edhe në zonat më të thella të vendit. Njëkohësisht në kuadrin e bashkëpunimit reciprok me botuesit është rënë dakord që falë infrastrukturës që ka Posta Shqiptare, libri shkollor parauniversitar të shitet jo vetëm në metropolin shqiptar, Tiranë, por edhe në rrethe të tjera, si në zyrat postare të Kukësit, Hasit, Bajram Currit, Tepelenës, Gjirokastrës, Lezhës, Mirditës, Krujës dhe Skraparit.
Shpërndarja
Shpërndarja e rreth 200 mijë librave shkollorë është në zyrat postare të komunave sipas planit të shpërndarjes së paraqitur nga secila shtëpi botuese, sipas kërkesave të paraqitura nga shkollat që përfshihen në qendrat e komunave, në të cilat shërbejnë zyrat postare. Për këtë në Drejtorinë e Përgjithshme të Postave janë ngritur grupet e punës, që procesi të ecë në rrugën e duhur dhe nxënësit të kenë mundësinë, që pas prodhimit të librave nga shtëpitë botuese, t’i marrin ato në kohë dhe pa ndenjur në radhë, sikurse spekulohet. Kështu, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë Arsimore të qarkut të Tiranës, Durrësit, Kukësit, Gjirokastrës, Lezhës, po bashkëpunohet për të bashkërenduar punën për të bërë të mundur shitjen e librave sa më pranë nxënësve duke plotësuar kërkesat e tyre për sasitë e librave, në mënyrë që të fillojnë vitin e ri shkollor të pajisur me të gjithë paketën e librave. Nga ana e saj MASH-i ka garantuar se prodhimi i librave shkollorë, do të jetë në kohë dhe para çdo shkolle është shpallur lista e teksteve për çdo klasë me tekstet alternativë të zgjedhura prej shkollës, si dhe ku do të furnizohet me këto libra. Për këtë MASH-i rikujton edhe njëherë të gjithë blerësit që të marrin faturën tatimore nga shitësi për ato libra që blen, me çmimin e afishuar në koperinë, në mënyrë që të përfitojë nga kompensimi prej 310 milionë lekësh, që qeveria ka vënë në dispozicion të nxënësve të shkollave publike e private të arsimit bazë. Ndërsa ka nisur regjistrimi në shkolla bazuar në udhëzimin e MASH-it. Sipas këtij udhëzimi, i cili u është dërguar të gjitha drejtorive arsimore në vend, shkolla fillon më 15 shtator 2008 dhe përfundon më 12 qershor 2009. Regjistrimet e nxënësve në shkolla do të fillojnë këtë të hënë, më datë 1 shtator 2008 dhe do të mbyllen në datën 12 shtator.
Shtëpitë botuese që kanë bërë kontratë me Postën Shqiptare
Albas
Pegi
Uegen
Print 2000
Progres
Elve
Albtipografia
SHBLSH e Re
Plejad
Grant Print
Erik
Ja ku shpërndahet libri shkollor
KUKËS
Dega Has
Bicai
Shishtavec
Zapod
Topojan
Bushtricë
Shtigen
Malzi
Terthore
LEZHË
Rubik
Selitë
Orosh
Kthellë
Kaçinar
Fan
TIRANË
Kamzë
Vorë
Marikaj
Petrelë
Baldushk
Ndroq
Bërzhitë
Pezë
Prezë
Priskë
Vaqar
Zall-Bastar
Shëngjergj
Sauk
Kashar
Këerrabë
Bathore
Babrru
Farkë
Zall-Herr
Mëzes
Bërxull
GJIROKASTËR
Gusmar
Buz
Sinanaj
Luftinie
Krahas
Qasarat
Zhapokik
Kalivaç
Dragot
DURRËS
Thumanë
Nikel
Bubq
Sukth
Bruz
13 Shtator 2008