E Diel, 1 Nëntor 2026

Binjaku: Sezonin e ardhshem presim fushen sintetike

Igli Binjaku eshte trajneri i skuadres U-17, qe merr pjese ne kampionatin kombetar te te rinjve. Dinamo e kesaj grupmoshe ka arritje mjaft te mira dhe aktualisht mban vendin e dyte ne kampionat, 2 pike poshte Shkendijes, rivales kryesore me te cilen ka perballjen direkt kete fundjave. Ajo qe tregon trajneri Binjaku per te tashmen eshte mjerane, por e ardhmja parashikohet me e mire. "Presim qe vitin tjeter fusha aktuale te zevendesohet me fushe sintetike. Kjo do ta bente procesin e stervitjes shume me te lehte, sepse edhe djemte nuk do te vuanin nga demtime apo gjera te ngjashme qe sjell nje fushe me shtuf. Per fushen kemi nje punetor dhe sjellim dy makina ne vit me shtuf per ta mbajtur ate ne gjendje normale", tregon per "KJ", Igli Binjaku. Sipas tij, klubi ka premtuar t'u jape mbeshtetje 9 ekipeve zinxhir qe ka ne perberje, duke filluar nga moshat e njoma e deri tek U-19. "Gjerat kane filluar te ndryshojne. Ne trajneret e moshave bejme me shpesh mbledhje me drejtorin teknik dhe kerkesa e llogarise ka filluar te shtohet. Kjo na jep besim se edhe fondet per skuadrat zinxhir do te shtohen. Drejtuesit e klubit jane te shqetesuar per numrin e madh te lojtareve te huaj qe ka aktualisht Dinamo. Ata duan nga ne me te miren qe me vone te kene lojtare te prodhuar nga vete, si dikur. Presim qe vitin tjeter te ndertohen dhomat e zhveshjes dhe permiresime te tjera". Me pas, trajneri Binjaku flet pak edhe per ecurine e skuadres se tij ne kampionatin aktual. "Jemi mire, kemi nje skuader te forte. Aktualisht jemi ne vend te dyte, 2 pike me pak se Shkendija kryesuese. Ndeshjen e radhes e kemi pikerisht me Shkendijen dhe shpresojme te fitojme per te marre edhe kreun e renditjes", perfundon prononcimin e tij trajneri Binjaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›