E Diel, 1 Nëntor 2026

Decollari: Ia ktheva fushen futbollit duke hequr cirkun

Eshte sportist dhe trajner prej me se 30 vjetesh dhe e ndjek realitetin me dhembshurine e atij qe jeton perdite me futbollin. Bedrizan Ducollari stervit skuadren U-17 te Dinamos qe militon ne ligen amatore te organizuar nga FSHF. Ai tregon se lojtaret e tij i paguajne te gjitha gjerat, qe nga veshjet me logon e Dinamos e deri te topat e futbollit. Kjo gjendje mbizoteron qe nga fillimi i viteve '90. "Keto kushte jane gjithmone, te rinjte perballojne gjithcka nga xhepat e tyre. Por, fatkeqesisht, jane te shumte ata qe kane mundesi per te blere e paguar gjithcka", tregon Decollari. Me pas, ai e drejton biseden rreth kushteve te fushes dhe interesit 0 te Dinamos per ekipet zinxhir. "Kjo fushe eshte nder te paktat qe kane mbetur ne Tirane. Kushtet e saj nuk jane te mira, por shyqyr qe e kemi. Madje, kemi degjuar se ketu duan te bejne pallate dhe kjo gje na tremb pa mase, se do ishte nje fatkeqesi e madhe. Madje, fusha eshte zvogeluar me disa metra, per shkak te ndertesave qe jane bere ketu. Per kete fushe, une e shoket e mi kemi luftuar qe te ikte cirku dhe kemi paguar nga xhepat tane qe ta benim serish ne gjendje per te luajtur nje ndeshje futbolli. Dinamo nuk ka treguar as interesin me minimal per kete ceshtje, a thua se ne nuk jemi skuadrat qe luajme nen logon e saj", perfundon deklaraten e tij trajneri Bedrizan Ducellari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›