E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa deshire e mund per lojen e futbollit

Jeton Selimi
Futbolli eshte nje loje pasionante dhe per kete mjafton te avitesh ndonje dite ne krah te stadiumit kombetar "Qemal Stafa", per te pare shume femije qe parcelizojne nje fushe te vetme, me deshiren e madhe per te vrapuar me nje top ne kembe. Keta femije jane "prone" e klubit "Dinamo", i cili si klubi-meme qe eshte, nuk u ka vene asgje me shume femijeve sesa kete fushe futbolli. Aktualisht, te kjo fushe, nje nder te rrallat qe ka mbetur ne Tirane, pasi pjesa me e madhe jane kthyer ne sheshe ndertimi, sterviten tre skuadra te Dinamos. Moshat jane U-17 dhe militojne te gjitha ne kampionatet e organizuara nga FSHF, nje ne kampionatin kryesor dhe dy ne ligen amatore. Veshtiresite qe hasin femijet ne rrugetimin e tyre te gjate drejt futbollit profesionist jane vertet te medha. Pa i hyre shume thelle xhepave te prinderve, qe shpenzojne qimet e kokes per djemte e tyre, mjafton te thuash se fusha me shtuf, nuk u jep asgje me shume lojtareve te rinj se nje katerkendesh me dhe, dy portave ne skajet ekstreme dhe ndonje vijezim me gelqere, qe duket ne zonat me te pashkelura te fushes.
Aty mungon gjithcka, ose me mire, nuk ka asgje. Femijet zhvishen ne ambient te hapur, kur bie shi bejne ndonje vrapin nga Kodrat e Liqenit, qe fatmiresisht i kane afer. Balta e ben te pamundur stervitjen normale dhe trajneret ankohen per kete gje. Eshte lehtesisht e kuptueshme qe nga stervitja e mire edhe rezultatet do te jene me te kenaqshme. Pak caste aty dhe degjon gjera qe te duken si perralla. Trajneret kane hedhur leke nga xhepat e tyre per ndrequr fushat, pas nje kampingu te gjate te nje cirku qe e shkaterroi fare fushen. Djemte e rinj ankohen se nuk kane ku te nderrohen, sidomos kur bie shi e kur jane te djersitur. Per te mos folur me pas per bazen materiale. Sic thone vete lojtaret, aty gjerat nuk jane zero, por jane minus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›