Vendorët:Mjaft bllokimit të pagesave për bashkitë

Shoqata për Autominë Vendore kërkon t'i jepet fund bllokimit të pagasave nga ana e qeverisë për bashkitë e komunat e drejtuara nga opozita.
Në deklaratëm e Shoqatës, pas takimit që u zhvillua në Vlorë dhe morën pjesë drejtues të bashkive opozitare në vend, si Berati, Puka, Belshi, Vlora, Fieri, Durrësi, Elbasani, thuhet se bashkitë dhe komunat e drejtuara nga opozita janë të indinjuara lidhur me bllokimin nga ana e qeverisë Berisha të pagesave për qeveritë vendore duke përdorur thesarin e shtetit.
Sipas tyre ky akt është pjesë e agresionit politik të qeverisë Berisha kundër bashkive të opozitës në këto 5 vitet e fundit, agrssion që përfshi kufizimin e tarifave, uljen e grantit për qeverinë vendore, uljen e të ardhurave nga legalizimet, mohimin e së drejtës së qeverive vendore për të marrë kredi, si dhe pengesën e financimeve për qeveritë vendore të parashikuara nga donatorë strategjikë.
"Shoqata i bën thirrje qeverisë së mbretit Berisha që t'i japë fund menjëherë bllokimit të qëllimshëm të pagesave për qeveritë lokale në bashkitë e drejtuara nga opozita. Në rast të kundërt, ne, si të vetmit përfaqësues të zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët në Shqipëri, do të përshkallëzojmë rezistencën tonë politike ndaj agresionit të qeverisë qëndrore", thuhet në deklaratë.
Shoqata për Autominë Vendore i ka bërë thirrje po ashtu edhe institucioneve ndërkombëtare që ndihmojnë dhe monitorojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, që të luajnë rolin që u takon, në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten.