E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: E gjithë ekonomia është tkurrur



Partia Socialiste ka reaguar sot për situatën ekonomike në vend. Sekretari për çështjen ekonomike në PS, Ervin Bushati tha se ministria e Financave ka bërë një punë mjerane çka ka sjellë tkurrje të gjithë ekonomisë në vendit.

"Të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar ka rënë 6% nga parashikimi që është indikatori më real i tkurrjes në gjithë spektrin ekonomik. Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë - 12% që shpalos një alarm të papunësisë në rritje", u shpreh Bushati. Ai theksoi se ka një alarm për rritjen e papunësisë.
"Qeveria ka dhënë deri në maj 0 lekë për kompensim në vlerë të pronarëve, o lekë për kompensimin e enegjisë elektrike dhe 0 lekë për ish të përndjekurit politike. Qeveris duhet të kishte dhënë 1.1 mld lekë ndaj tre kategorive deri në maj", saktësoi ai.
Sipas Bushatit të dhënat e qeverisë japin pamjen e një ekonomie në fundosje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›