Meta: LSI dhe koalicioni fitues të zgjedhjeve në 2009
LSI dhe koalicioni i vërtetë opozitar do të jenë fitues të zgje-dhjeve të përgjithshme të vitit 2009.
Aristir Lumezi
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi me të rinjtë në teatrin “Migjeni” në Shkodër, kërkoi nga ata që të mbështesin koalicionin e vërtetë opozitar. Me këtë rast, Meta u ka dorëzuar 200 karta të reja anëtarësie të rinjve që sapo janë pranuar në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“Unë besoj se i kemi të gjitha mundësitë që vitin e ardhshëm, jo vetëm si Lëvizje Socialiste për Integrim, por edhe si koalicion i gjerë dhe i vërtetë opozitar të jemi kampion në Shkodër në zgjedhjet e vitit 2009, dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Meta. Duke analizuar situatën politike në vend, Meta tha se, “për fat të keq vendi ka hyrë në një rrugë të keqe, ka hyrë në rrugën e anashkalimit të vullnetit të popullit shqiptar, të të drejtave të qytetarëve shqiptarë”. “Vendi ka hyrë në rrugën e uzurpimit të institucioneve dhe të shtetit nga një grusht njerëzish, me në krye Sali Berishën, sepse më 21 prill u krye një nga aktet më të shëmtuara në historinë pluraliste të Shqipërisë”, tha Meta. Kreu i LSI-së akuzoi dy partitë kryesore, PD-PS, se brenda një kohe të shkurtër përmbysën kolonat e shtetit shqiptar, siç është Kushtetuta. “Brenda tri orësh u ndryshuan kolonat e Kushtetutës së vendit tonë, që ishte bërë me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare dhe pas një debati më shumë se një vit, brenda vendit dhe pas një votimi prej gati 1 milion shqiptarëve në vitin ’98. Për tre muaj kërkohet minimumi i domosdoshëm për të miratuar një ligj të zakonshëm në Parlament, nga momenti që ky projektligj vjen në Parlament dhe deri sa kalon në seancë plenare. Këta i kanë bërë të gjitha brenda ditës. Në mëngjes kanë mbledhur Komisionin e Ligjeve dhe në darkë kanë bërë votimin”, tha Meta.
Sipas tij, “me këtë votim PS-PD i kanë dhënë Sali Berishës ato pushtete që populli nuk ia dha në ’94-ën. E kanë vënë Sali Berishën mbi Parlamentin”. “Nga një sistem i balancuar dhe demokratik, tani kemi kaluar në një sistem vertikal, ku në krye të këtij sistemi vertikal, ashtu siç ju e dini, qëndron Sali Berisha, i cili ka dhënë prova se ka dëshirë jo për të bërë shtet, por ta shkatërrojë shtetin, ashtu siç i vuri zjarrin shtetit në vitin ’97. Një njeri që për fat të keq mori nga përfaqësues të Partisë Socialiste ato që nuk mori dot në ’94, kur ishte president dhe kur i donte të gjitha pushtetet si president, dhe që nuk e pengoi dot këtë Kushtetutë demokratike në vitin ’98", tha Meta. Kreu i LSI-së akuzoi socialistët për gabimin e rëndë që bënë në kurriz të Kushtetutës. “Ishte një gabim historik ajo që bëri Partia Socialiste më 21 prill dhe për sistemin zgjedhor edhe për gjithë të tjerat. Por të jeni të sigurt që askush nuk do ta pranojë këtë aleancë korruptive, askush nuk do ta pranojë Gërdec-Kushtetutën, sepse është një Kushtetuta që nuk i ka themelet te vullneti i shqiptarëve, tek aspiratat e shqiptarëve për më shumë liri, demokraci, por i ka themelet tek korrupsioni”, tha Meta.
Ish-kreu i FRESSH-it shkon tek LSI
Ylljon Hasanaj, ish-kryetari i FRESSH-it të Shkodrës dhe një grup simpatizantësh janë bashkuar me LSI-në dhe koalicionin e majtë “E majta për integrim”. Sipas tij, PS-ja ka braktisur vlerat e të majtës evropiane. “Ne e bëjmë këtë hap jo se jemi një grup të pakënaqurish për shkak se mbetëm pa postet partiake, por jemi të zhgënjyer nga kursi i gabuar politik që po ndjek kryetari i PS-së. Ishte e pamundur të bashkëjetonim në atë parti, e cila manipulon edhe votat e anëtarëve të saj brenda strukturave, duke pasur bekimin e qendrës”, tha Hasanaj.