Champions League Bayern prane kualifikimit

Bayern-i i Mynihut ka hedhur një hap drejt kualfikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, duke mundur pastër 2-0 Zyrih. Ndryshe nga dy javët e para të kampionatit, në Champions bavarezët shfaqen ndryshje, duke likuiduar me dy gola për cdo pjesë ekipin zvicerian. Në fillim Shvajnshtajger dhe më pas Roben do të vuilosnin suksesin e Bajernit që kërkon t’i shkojë deri në fund këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, finalja e së cilës do të luhet në “Allianz Arena”. Surpriza e mbrëmjes së djeshme mban emrin e Odenses, e cila ka mundur 1-0 Villareal.
Spanjollët ishin favoritë, por një gabim i mbrojtjes ka çuar drejt golit Andreasen që i ka dhuruar fitoren vendasve. E sigurt drejt kualfikimit shkon Dinamo e Zagrebit, që në ndeshjen e parë në fushën e saj ka mundur thellësisht 4-1 Malmo. Kroatët do të shënonin të parët në minutën e 4-rt me Samir, por miqtë suedezë do të barazonin me Mehmetin duke mbyllur në ekuilibër fraksionin e parë. Me rikthimin në fushë Dinamo e Zagrebit do të vuloste fitoren me Rukavina, Samir dhe në fund me Shaqirin, ndërsa tani prêt ndeshjen e kthimit vetëm për të zyrtarirzuar kualfikimin.
Fiton edhe Makabi Haifa, që ka mundur 2-1 Genk. Izraelitët do të shënonin me Amasdha dhe Dvashvili në pjesën e parë, ndërsa skuadra belge qëndron në lojë për kualfikimin pas golit të vetëm të Barad. Në sfidën tjetër të luajtur mbrëmjen e së mërkurës, Wisla e Krakovës ka mundur 1-0 APOEL Nikosia. Goli i Malekci në pjesën e dytë ka sigluar fitoren e vendasve polakë që shpresojnë të te kualfikimi historik në grupet e Champions.
Nertan Prifti