Rusi-NATO, një “dashuri” thuajse e (pa) mundur
Marrëdhëniet në prag të samitit të Bukureshtit. Historiku i marrëdhënieve në vite mes tyre
Të mërkurën fillon në Bukuresht takimi 3-ditor i NATO-s. Temat kryesore të këtij takimi janë planet amerikane për një sistem të mbrojtjes nga raketat në Europën Qendrore si dhe zgjerimi i mëtejshëm i Aleancës me vende të Europës Lindore. Megjithëse organizata është themeluar thuajse 6 dekada më parë për të mbajtur nën kontroll kërcënimin sovjetik, analistët theksojnë se shumë nga tensionet e Luftës së Ftohtë mbeten ende të gjalla edhe në këtë takim. Pallati i Parlamentit, një ndër ndërtesat më të spikatura në Bukuresht, do të jetë mjedisi ku do të mblidhen udhëheqësit e NATO-s për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë. Temat kryesore të takimit janë planet për një sistem të mbrojtjes nga raketat dhe zgjerimi i mëtejshëm i organizatës. Udhëheqësit e NATO-s pritet t’i bëjnë një ftesë zyrtare Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për anëtarësim në Aleancë. Disa anëtarë të NATO-s, në veçanti Franca dhe Gjermania, nuk janë shumë entuziaste për ndërmarrje veprimesh që mund të provokojnë Rusinë, siç është zgjerimi i Aleancës drejt lindjes. Marrëdhëniet Uashington-Moskë janë tensionuar më tej që pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe planeve amerikane për të ngritur një sistem të mbrojtjes nga raketat në Europën Qendrore.
Historiku
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, NATO i ka kushtuar rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese me Rusinë. Gjatë dhjetë viteve të kaluara, NATO dhe Rusia ia kanë dalë të arrijnë progres të ndjeshëm në zhvillimin e partneritetit të vërtetë dhe të tejkalojnë mbeturinat e konfrontimit dhe të konkurrimit të mëhershëm me qëllim të forcimit të besimit dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë. Që nga vitit 1991, Aleanca dhe Rusia kanë punuar bashkë në një numër çështjesh të ndryshme që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen. Në vitin 1994, Rusia iu bashkua Programit të Partneritetit për Paqe, duke e shtuar më tej dialogun e gjerë NATO-Rusi që po dilte në dritë. Pjesëmarrja e Rusisë në zbatimin e Marrëveshjes së Paqes për Bosnjën e Hercegovinën ishte një hap veçanërisht i rëndësishëm drejt një relacioni të ri bashkëpunues. Për herë të parë, kontigjentet aleate dhe ruse punojnë krah për krah në një operacion shumëkombësh. Me nënshkrimin e Aktit Themelues NATO-Rusi mbi Marrëdhëniet e Ndërsjella, Bashkëpunimin dhe Sigurinë në maj të vitit 1997, NATO dhe Rusia kanë institucionalizuar dhe e kanë shtuar ndjeshëm partneritetin e tyre. Ato u angazhuan ta çonin më tej zhvillimin e marrëdhënieve të tyre mbi bazën e interesit të përbashkët dhe krijuan një forum të ri për ta arritur këtë synim: Këshillin e Përhershëm të Përbashkët NATO-Rusi (PJC).
Pakti
Prej korrikut të vitit 1997, PJC ka qenë vendtakimi kryesor për konsultime midis NATO-s dhe Rusisë. Objektivi qendror i tij është të ndërtohen nivele më të larta të besimit duke ofruar një mekanizëm për konsultime të rregullta dhe të sinqerta. Që nga konkludimi i Aktit Themelues, përparim i konsiderueshëm dhe inkurajues është arritur në intensifikimin e konsultimit dhe të bashkëpunimit. PJC është zhvilluar në një vendtakim të rëndësishëm në të cilin bëhen konsultime, çohen më tej transparenca dhe ndërtimi i besimit dhe ku mbështetet bashkëpunimi. Puna fillestare konstruktive në PJC ishte, ndërkaq, gjithnjë e më tepër nën hijen e krizës që po paraqitej në Kosovë. Ky zhvillim kulminoi me pezullimin e bashkëpunimit të Rusisë brenda PJC-së më 24 mars 1999, si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s për përfundimin e konfliktit të Kosovës. Pas fundit të fushatës së Kosovës, Rusia u kthye në PJC, por për disa muaj e kufizoi axhendën e saj në tema që lidheshin me Kosovën. Rusia gjithashtu u pajtua të kontribuonte një numër të ndjeshëm të trupave për Forcën e Kosovës (KFOR) të prirë nga NATO, siç parashihej në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244. Pas kthimeve mbrapa të vitit 1999, një vizitë në Moskë nga Sekretari i Përgjithshëm, Lordi Robertson, ndihmoi përtëritjen e një relacioni më të gjerë, që shkonte përtej axhendës së Kosovës. Si rezultat i asaj vizite, NATO dhe Rusia edhe një herë janë të angazhuara aktivisht në zbatimin e objektivave të Aktit Themelues. Duke ndërtuar mbi impulsin pozitiv të arritur gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm, takimet mujore të PJC-së dhe takimet Ministrore të sPJC-së i kanë dhënë edhe një shtysë pozitive bashkëpunimit të dyanshëm NATO-Rusi. Kjo ka përfshirë hapjen e një Qendre për Informim të NATO-s në Moskë nga Sekretari i Përgjithshëm në shkurt të vitit 2001 dhe fillimin e konsultimeve rreth themelimit të Misionit për Ndërlidhje Ushtarake të NATO-s në Moskë.
1 Prill 2008