Bionse. krenaria zezake
"Ndihem shumë krenare, edhe pse kam shtuar dhjetë kilogramë dhe mbaj një paruke. Me këtë pamje ndryshe, mishëroj shpirtin e legjendës amerikane të bluzit, Eta Xhejms. Kam gjetur kurajën për të qenë vërtet ajo që jam, duke interpretuar dhe prodhuar filmin ‘Cadillac Records‘, duke përhapur në Çikago historinë e shtëpisë së famshme diskografike të themeluar nga emigranti polak Leonard Çes", thotë Bionse Noulis.
Përsëri me flokë të gjatë gështenjë, sensibilitet artisteje dhe pamjen e një gruaje biznesmene, ajo thekson: "Ky film është përjetuar me një krenari afro-amerikane nga e gjithë trupa. Nuk hezitoj të them që, provat e para, ia kemi kushtuar Presidentit tonë të ri dhe të shumëpritur Obama".
Edhe një herë, këngëtarja, aktorja dhe stilistja e klasifikuar ndër vendet e para të revistës "Forbes" për gratë më të pasura dhe të dëshiruara të planetit, si dhe mes atyre që kanë shitur miliona disqe dhe janë nderuar me çmime të ndryshme "Grammy Awards", është një motiv krenarie për afro-amerikanët. CD-ja e saj e tretë "I am ...Sasha Fierthe" ("Unë jam ...Sasha Fierth") e sheh në dhjetëshen më të mirë të klasifikimit muzikor, me këngët "If I Were a Boy", "Single Laydes", etj. Filmi i drejtuar nga Darnell Martin, i cili bazohet në një histori të vërtetë, ka marrë shumë kritika dhe ka tërhequr vëmendjen e spektatorëve që gjejnë brenda tij Amerikën e viteve të arta ‘50-‘60. Me një tjetër film që do të transmetohet në 2009-ën, martesa me reperin Xhej-Zi, suksesin si stiliste, Bionse është një nga gratë me ngjyrë më me shumë pushtet. "Pres shumë nga Obama për afro-amerikanët, ndërkohë shoh që filmat me ‘zezakët‘ siç përcaktohen shpesh, po rriten në numër dhe jam e lumtur që i kam dhënë jetë filmit ‘Cadillac Records‘. Njohja me rrënjët e legjendave të muzikës së zezë, më shërbeu edhe për të shpjeguar botën diskografike të cilën e njoh që kur isha e vogël. Ka qenë e rëndësishme që kam pasur në krah Urajt për rolin e Mudi Uotërs, "The god of black rock", fytyra tjetër e princit të bardhë Elvis Preslej".
"Pas filmit ‘Dreamgirls‘, për të cilin jam shumë krenare, por që nuk më dha atë që prisja, ‘Cadillac Records‘ paraqet atë që dua. Filmi shpjegon edhe faktin që shpesh njerëzit e bardhë kanë përvetësuar krijimtarinë e zezakëve, duke e përdorur dhe duke mos e njohur atë që duhet në të vërtetë. Kjo gjë ndodh edhe sot: nëse je me ngjyrë duhet të luftosh dyfish për të arritur atë që meriton me të vërtetë. Të gjithë ne, këngëtarët me ngjyrë, kemi pushtuar skenën, por vazhdojmë ende të luftojmë për të pasur të drejtat që na i kanë marrë të bardhët", thekson aktorja.
Personazhi i saj, Eta Xhejms, që sot është 70 vjeçe, ka luftuar si këngëtare, grua dhe femër me ngjyrë, racizmin e viteve ‘50, me dëshpërimin e jetës së saj, baladat e bluzit, R&B (ar and bi-së) dhe xhazit, aftësisë për të ngjallur emocione që kur këndonte në korin e kishës, para se të rritej me baladat e Billi Holidej.
"Jam munduar ta ndërtoj jetën time larg qendrës së vëmendjes, të njëjtën gjë bëra edhe kur u martova, gjithçka u bë në fshehtësi të plotë, pa praninë e paparacëve. Nuk i kam vënë në shitje fotografitë e dasmës, sepse nuk më pëlqente t‘ua shuaja kureshtjen thashethemexhinjve. Kam punuar shumë për të arritur Etan e vërtetë. Është tragjedi të kesh një talent të jashtëzakonshëm dhe të humbasësh drejtimin e jetës, për shkak se varesh nga shumë gjëra të tjera. Tek personazhi im, kam gjetur edhe sensin e frikës. Kam jetuar një përvojë të re në një komunitet të Bruklinit, për ta kuptuar edhe më mirë Etan. Pasi pa filmin, ajo më tha: "Të lumtë, je bërë vajza e keqe që kam qenë unë". "Ky ishte një kompliment i vërtetë", thotë Bionse.
Kritika është shprehur se në filmin "Cadillac Records" mund të duartrokitet një Bionse e panjohur më parë. "Me këtë histori të jashtëzakonshme të një zezakeje, kam kurajën të tregoj atë që ndjejnë gratë tona, vuajtjet. Kjo do të jetë motoja ime në të ardhmen si kantautore. ‘Beatles‘ dhe ‘Rolling Stones‘ janë frymëzuar dhe kanë regjistruar këngë të shkruara nga muzikantë të mëdhenj me ngjyrë, sepse Eta Xhejms, Mudi Uotërs, Kuk Berri dhe Litëll Uollter janë kumbarët e rokenrollit, të themeluar nga rrënjët e bluzit amerikan, që i ka dhënë shumë kulturës e muzikës amerikane".
Krijimtaria
Filmi i saj shpjegon sesi krijimtaria e afro-amerikanëve është shfrytëzuar shpesh nga njerëzit e bardhë
Dhjetë kile
"Për shkak të rolit të protagonistes, Eta Xhejms, më është dashur të shtoj dhjetë kilogramë"
Fotot
Sipër, Eta Xhejms, që sot është 70 vjeçe. Djathtas, Bionse në një skenë
Në Çikago
Djathtas, një skenë e filmit "Cadillac Records" gjatë xhirimeve. Filmi ka si protagoniste këngëtaren dhe aktoren Bionse, e cila risjell në skenë historinë e një shtëpie diskografike në Çikago, në vitet ‘50
Polemika
Fytyra e çngjyrosur
Në muajin gusht të këtij viti, marka e njohur "L‘Oreal" është akuzuar për çngjyrosjen e Bionses për një fushatë publicitare, por kompania e ka mohuar një gjë të tillë