Lirimi i Aung San Kyi
Daw Zonja Aung San Kyi gjate 21 viteve te fundit ka kaluar 15 vjet ne arrest ndaj eshte lehtesisht e kuptueshme qe te perceptosh gezimin dhe entuziazmin qe ka perfshire oret e fundit ish-kryeqytetin Rangoon. Te gjithe prisnin lirimin e gruas qe eshte shnderruar ne te gjithe boten ne simbol te qendreses se paqes. Gjate gjithe kohes se pritjes nje tamtam degjohet nga lindja ne perendim nga veriu ne jug neper te gjithe qytetin. Nderkohe qe gjithcka ka qene shume me e perqendruar rreth selise se Partise se opozites Lidhja Kombetare per Demokraci. Qindra mbeshtetes te Ayng me bluza te stamposura me fytyren e saj dhe me parulla ne dore gjate gjithe kohes se pritjes i kane uruar Zonjes jete te gjate. Por Daw nuk u shfaq gjate se premtes sic ishte njoftuar dhe sipas lajmeve qe erdhen nga burgu i saj do te zgjaste edhe nje tjeter dite per tu finalizuar me lirimin e shumepritur vetem te shtunen. Dhe ne agun e kesaj dite kamionet e policise qe qendronin rreth shtepise se bardhe rrethuar me uje dhe gjelberim ku kaloi shume muaj burgosjeje liderja e opozites u larguan perfundimisht. Nga kjo shtepi me ne fund doli e lire gruaja qe konsiderohet si heroina e lirise nena e atdheut si dhe luftetarja qe ka merituar edhe Nobelin e paqes per perkushtimin dhe kembenguljen qe ka treguar per kauzen e saj. Gjate kohes qe ishte e burgosur i erdhen shume propozime nga kreu i juntes ushtarake qe sundon Birmanine ne lidhje me lirimin por me kushtin e largimit te saj njehere e pergjithmone nga skena politike. Nje kompromis te tille ajo nuk e ka pranuar kurre edhe ose nese do ta kishte bere do te kishte dale shume me heret ne liri.
Por megjithate liria erdhi pikerisht dje dhe liderja e opozites eshte shfaqur me ne fund me buzen ne gaz ne pjesen e perparme te shtepise se saj duke pershendetur njerezit qe e rrethonin dhe i hidhnin lule. Para tyre ajo deklaroi Ka nje kohe per te heshtur dhe nje kohe per te folur. Njerezit duhet qe te punojne se bashku. Vetem atehere mund te arrijme qellimet tona. Ne shtepine e saj ajo eshte takuar gjate dites me lideret e partise nderkohe qe sot do te mbaje nje fjalim ne seline e partise. Nuk dihet se cilat do te jene planet e saj te aferta por ajo qe dihet eshte se nuk do te dorehiqet nga perpjekja dhe lufta per te pare vendin te lire dhe e gjithe vemendja do te perqendrohet ne veprimtarine e ardhshme qe mund te kete te beje me perpjekjen per te bere bashke opoziten e vendit dhe sjelljen me ne fund ne Burma te eres se demokracise.