E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabul, ushtari afgan vret katër kolegë francezë

KABUL - Presidenti francez Nikolas Sarkozy ka deklaruar sot se Franca do të pezullojë të gjitha operacionet në Afganistan. Vendimi u mor pas lajmit se katër ushtarë francezë të NATO-s u vranë në Afganistan, pasi një ushtar i Ushtrisë Kombëtare Afgane hapi zjarr ndaj tyre.

BBC-ja raporton se 16 anëtarë të tjerë të trupave franceze mbetën të plagosur nga sulmi i “kolegut”. Ngjarja u regjistrua në veri të kryeqytetit Kabul, në Tagab.

Në muajin dhjetor, një sulm i ngjashëm i kishte marrë jetën dy ushtarëve francezë. “Ky është një incident tragjik, është një ditë e trishtuar për NATO-n.” - tha një zyrtar i lartë për BBC.

Prej kohësh, militantët talebanë janë përpjekur të infiltrojnë ekstremistë në radhët e ushtrisë afgane, e cila stërvitet dhe pajiset prej forcave të NATO-s.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›