E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA planifikon t'i shes helikopterë Turqisë

Qeveria amerikane ka njoftuar zyrtarisht Kongresin për një shitje të planifikuar të helikopterëve luftarak në Turqi.

Në një sqarim të ministrisë së Mbrojtjes, drejtuar deputetëve, thuhet se tre helikopterë të tipit "Super Cobra" do të nxirren nga shërbimi aktiv dhe do t'i shiten qeverisë në Ankara.

Biznesi me një volum prej 111 milionë dollarësh do të përmirësojë aftësinë e Turqisë për vetëmbrojtje, si dhe bashkëpunimin me vendet e tjera të NATO-s.

Sipas ligjit të SHBA-së, presidenti i vendit duhet të informojë anëtarët e Kongresit 15 ditë përpara se të ketë furnizuar me armë një vend partner të NATO-s.

Ky informim nuk do të thotë se shitja e armëve do të kryhet patjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›