E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmani/ Lirohet amerikani, në arrest San Suu Kyi

Amerikani John Yettaw, i cili mbahej i arrestuar nga autoritetet birmaneze pasi kishte kryer një vizite në shtëpinë e Aung San Suu Kyi, është liruar dhe i është dorëzuar ambasadës amerikane. Lajmi është bërë i ditur nga një prej personave kompetentë të qeverisë birmaneze. Yettaw, i cili mbahej në burgun e Insein, në veri të Rangoonit, u dëbua nga vendi, sqaruan atuoritetet. Ai shoqërohet nga senatori demokrat amerikani Jim Webb, i cili ka mundësuar edhe lirimin e tij. Kështu pak ditë pas dënimit të tij me shtatë vjetë punë të detyruar qytetari amerikan i arrestuar në Birmani, John Yettaw është lënë i lirë. Ky lajm u bë i ditur nga përfaqësuesit zyrtarë në Rangun. Ai është larguar nga vendi me një avion ushtarak. Senatori amerikan demokrat Jim Web që e shoqëron atë u përpoq të shtunën në bisedimet në kryeqytetin Naypyidaw me shefin e juntës ushtarake, Gjeneralin Than Shwe, të arrinte faljen e dënimit për qytetarin nga vendi i tij. Ky ishte takimi i parë i një politikani amerikan me Gjeneralin qysh prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 1992. Yettaw u arrestua pasi hyri nw shtwpinw e aung san su ki, pa njoftuar. Ai hyri me not në banësen e saj në fillim të muajit maj duke përshkuar një liqen që ndodhej pranë shtëpisë së udhëheqëses opozitare birmaneze Aung San Suu Kyi, duke i dhënë kështu shkak udhëheqjes ushtarake ta shpinte atë sërish para bankës së të akuzuarit. Ndërkaq liderja e opozitës së Birmanisë, Aung San Suu Kyi do të vazhdojë të mbetet në arrest shtëpie, ndërsa amerikani, vizita e papritur e të cilit në shtëpinë e saj në muajin maj e çoi drejt arrestimit, është liruar pas vizitës së një senatori amerikan në vend. Më herët autoritetet ushtarake të Birmanisë deklaruan se qëndrimi dyditor i Yettaw në shtëpinë e Suu Kyi, përbënte shkelje të rregullavet të arrestit shtëpiak, që shënoi edhe dënimin e mëtejshëm të saj. Ajo u dënua një javë më parë me 18 muaj të tjerë arrest shtëpiak, mjaftueshëm për ta mbajtur jashtë fushatës elektorale të vitit të ardhshëm. Disa kritikë mendojnë se ky ishte pikërisht synimi i juntës dhe qëndrimi i Yettaw në shtëpinë e saj ishte vetëm një arsye për ta dënuar atë sërish.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›