Kosovë, në zgjedhjet serbe votohet në Graçaniçë
Për "zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunën e Prishtinës", të organizuara nga Beogradi, sot po votohet në enklavën e Graçanicës, rreth tre kilometra në jug të kryeytetit të Republikës së Kosovës. Kryetari i komisionit zgjedhor, Zoran Stamenkoviç, i cituar nga media lokale serbe, ka deklaruar se në Gracanicë është hapur edhe një qendër e posaçme votimi për serbët që jetojnë në qytetin e Prishtinës. "Për ata që jetojnë në Prishtinë është rezervuar qendra e votimit me numër 10, që për shkak të situatës specifike nuk është hapur në Prishtinë, dhe për këtë arsye ata duhet të vijnë të votojnë në Graçanicë", ka thënë ai. Media lokale serbe nuk ka dhënë ende shifra për pjesëmarrjen në këtë proces votimi, por thuhet se "në orët e pasditës pritet pjesëmarrje më e madhe".
Përfaqësues të partive serbe, që janë pjesë e institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, përfshirë Kuvendin me 10 deputetë e qeverinë me dy ministra, si dhe të institucioneve komunale, si rezultat i pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare e lokale kosovare të nëntorit 2007 dhe vendeve të rezervuara dhe të garantuara me Kushtetutë, kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje, duke i konsideruar si të gabuara, sikurse edhe ato të organizuara më 11 maj të vitit të kaluar nga Beogradi për komunat paralele serbe në Kosovë. Sot në Kosovë ka edhe një votim tjetër për struktura paralele serbe, të organizuara nga Beogradi, që zhvillohet në fshatin Gorazhdec për "zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunën e Pejës". Zgjedhjet e sotme në Graçanicë dhe Gorazhdec janë të paligjshme dhe të pavlefshme për realitetin e Kosovës, shtetin dhe institucionet legjitime të vendit, të cilat janë duke organizuar zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, të parat pas shpalljes së pavarësisë, ku mes rreth 40 subjekteve politike të certifikuara deri tani, 6 i përkasin komunitetit serb, krahas 19 partive politike shqiptare, 7 boshnjake, 2 ashkalie, 1 turke, 1 malazeze , 1 gorane, 1 egjiptiane, 1 rome, dhe 1 kandidatit të pavarur për kryetar komune. Edhe zgjedhjet lokale të Serbisë të organizuara në Kosovë në majin e vitit te kaluar ishin shpallur të paligjshme.