E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt proteste ne te premten e largimit

Protestuesit në Egjipt që kërkojnë largimin e presidentit Hosni Mubarak bënë thirrje për protesta në mbarë vendin në ditën që e quajtën "E Premtja e Largimit". Mijëra vetë mblidhen në sheshin Tahrir, symbol i protestës massive ku qindra protestues kanë qëndruar gjithë natën në pritje të ditës  decizive të revoltës edhe në planin diplomatik. Kryeministri i ri Ahmed Shafik tha se ministri i brendshëm nuk do të duhej t'i pengojë marshimet e sotme paqësore pas faljes të së premtes.

Por, Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëron konfrontime.Vetëm një ditë më parë Mubarak u shpreh  për rrjetin amerikan abc se dëshiron të largohet, por druan se dorëheqja e tij mund të sjellë kaos në Egjipt. Komentet në televizionin amerikan u bënë në kohën kur Senati i Shteteve të Bashkuara njëzërit e miratoi rezolutën, ku i bën thirrje Mubarakut që të formojë një qeveri kalimtare, e cila do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve deri në fund të vitit. Shtëpia e Bardhë tha se është duke i diskutuar me egjiptianët "mënyrat e ndryshme" për të shkuar drejt tranzicionit paqësor.

E përditshmja "Nju Jork Tajms" raportoi se zyrtarët amerikanë janë duke zhvilluar bisedime me zyrtarët egjiptianë që Mubaraku të largohet menjëherë. Ndërkohë, në rrugët e Kairos, mbështetësit dhe kundërshtarët e Mubarakut u përleshën përsëri të enjten, ndërsa u raportua se edhe gazetarët kanë qenë në shënjestër të sulmeve të ithtarëve të Mubarakut. Dy gazetarë, njëri nga Greqia, dhe tjetri nga Suedia, janë plagosur me thikë.Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se 24 reporterë janë arrestuar në 24 orët e fundit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›