E Shtunë, 31 Tetor 2026

Omani njeh pavaresine e shtetit te Kosoves

Omani njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Vlora Çitaku, e cila tha se ka marrë vendim që Ambasadorin e Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti ta akreditojë edhe si ambasador jo rezident në Oman.

“Kosova nga sot ka 75 njohje. Përmes ambasadës sonë në Londër kemi marrë letër nga Sulltani i Omanit i cili shprehet qartë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Ju përkujtoj se Omani është një shtet, përkatësisht një mbretëri e cila nuk njeh shtetet  në mënyrë eksplicite për njohjen e shteteve e bënë përmes komunikimit dhe vendosjes së kontakteve dhe marrëdhënieve diplomatike”, tha Vlora Çitaku, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Omani është shteti i 75 që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran . kjo është njohja e parë që merr Kosova pas raportit të senatorit zviceran Dick Marty .

Shkëlzen Osmani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›