E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmania regjistron partinë e San Suu Kyit

Në Birmani partia e udhëheqëses opozitare dhe fitueses së çmimit Nobel për paqe, Aung San Suu Kyi, është lejuar përsëri zyrtarisht. Komisioni zgjedhor e ka deklaruar përsëri legale partinë "Liga kombëtare për demokraci", njoftoi gazeta 'New Light of Myanmar'.

Me këtë hapet rruga për një kandidaturë të Suu Kyi-s për një vend në parlament, pas zgjedhjeve që zhvillohen pas pak muajsh. Datë të saktë për këto zgjedhje ende nuk ka.

Ndërkohë bëhet e ditur se qeveria britanike, pas Shteteve të Bashkuara, do të dërgojë edhe ajo ministrin e saj të Jashtëm për në Birmani. Suu Kyi u lirua para një viti.

Ajo nga 21 vitet në burg, 15 prej tyre i kaloi në burg shtëpiak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›