Birra Korça merr pjesë në “Fiera de Levante”
Panairi “Fiera del Levante”, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet në kuadrin e bashkëpunimit me investitorët italianë, ka bërë që e pranishmë të jetë dhe birra Korça më produktet e saj. Pjesëmarrja e kësaj firme shqiptare është bërë më kërkesën e biznesmenëve italianë, të cilët kanë sipas Drejtorit të Marketingut Ilir Toçi, kanë ngeluar shumë të kënaqur më cilësin dhe shijen e birrës. Gjithashtu, sipas z. Toçi, “ne këmi ardhur në panair për të krijuar një ambient bari dhe birra Korça është vlerësuar mirë nga italianët, për shijen dhe aromën e saj karakteristike”. Ndërkohë, ai ka shtuar se “cilësia e lartë dhe shija e kanë bërë këtë birrë që të marrë dhe vlerësimin më të lartë ISO 2001 në vitin 2004, arsye këto që italianët zgjodhën birrën Korça, duke bërë në njëfarë mënyre dhe diferencimin nga birrat e tjera”. Birra Korça ka traditën më të vjetër në Shqipëri, e cila ka filluar të prodhojë për herë të parë që prej vitit 1928, duke u quajtur birra Korça, pikërisht si qyteti ku prodhohet. Panairi “Fiera de Levante” zhvillohet prej 4 ditësh dhe përfundon gjatë ditës së sotshme. Ky panair ishte përqëndruar në tre fusha kryesore: energjitikë, ndërtim dhe ekologji